Festat e fundvitit/ Nis monitorimin e çmimeve të tregut për produktet ushqimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin intensiv në terren të çmimeve të produkteve ushqimore të shportës gjatë periudhës së festave të fundvitit. Ky veprim synon të evidentojë dhe parandalojë abuzimet me çmimet nga ana e ndërmarrjeve tregtare, duke garantuar mbrojtjen e konkurrencës dhe interesat e konsumatorëve.

Në një deklaratë për shtyp, Autoriteti bëri të ditur se shkeljet e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” do të ndëshkohen në mënyrë rigoroze. Ligji ndalon çdo marrëveshje që kufizon ose shtrembëron konkurrencën në treg, përfshirë ato që përcaktojnë çmime në mënyrë të padrejtë.

Autoriteti ka paralajmëruar rrjetet tregtare se shkelja e këtij ligji përbën kundërvajtje administrative dhe mund të sanksionohet me gjoba deri në 10% të xhiros së vitit financiar të kaluar.

Në përfundim, Autoriteti siguron qytetarët se çdo tentativë për ngritje artificiale të çmimeve do të hetohet dhe ndëshkohet, duke mbrojtur kështu konsumatorët nga praktikat e padrejta në treg.

Njoftimi i plotë për shtyp:

Autoriteti i Konkurrencës njofton se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm duke vënë nën monitorim të menjëhershëm në terren çmimet e produkteve të shportës ushqimore gjatë periudhës së festave të fund vitit, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e atyre ndërmarrjeve tregtare të cilat abuzojnë me çmimet në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës siguron qytetarët se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të konkurrencës.

Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

Lexo edhe :  Euro vijon rënien, mësoni me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Sjellim në vëmendje të rrjeteve të ndërmarrjeve tregtare se, shkelja e ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme./    S,M

Të fundit

“Travel Pug”: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit

Përgjatë bregdetit mahnitës të Jonit dhe Adriatikut të Shqipërisë, shtrihen fshatra ku jeta tradicionale vazhdon në një sfond plazhesh...

Nga krimet në familje te atentatet, vrasjet që tronditën opinionin publik në vitin 2024

Viti që lamë pas, u trondit nga ngjarje të rënda që në fillim të janarit. Krimet në familje, atentatet mafioze, të pafajshmit që humbën...

Çfarë i mbetet Berishës tani, dhe mediave që botojnë çdo marrëzi të tij?

“Mbrëmë Tirana shkëlqeu si asnjëherë më parë! Një natë e mbushur me fishekzjarrë, muzikë fantastike dhe energji të paparë! Mirë se vjen 2025!”- shkruan Erion...

Vota e diasporës/Më 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë

SHQIPËRI– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një videomesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri të mbarë...

Lista e frutave më te mira të dimrit, plot shije dhe vlera për shëndetin

Temperaturat e ftohta vijnë së bashku me sezonin e ftohjes dhe gripit. Prandaj konsumi i sa më shumë ushqimeve me vitaminë C është një...

Lajme të tjera

Web TV