Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do të jetë pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel.
Këtë detaj e zbuloj biznesmeni Elton Ilirjani në emision ‘Top Story’. Ai tha: “Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen dhe të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që më 24 dhjetor, si televizion, do të kemi Parashqevi Simakun me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”
Parashqevi Simaku, këngëtarja e njohur shqiptare, u rikthye në vëmendjen e publikut pas një videoje të publikuar në mediat amerikane, ku shfaqej duke marrë ndihma. Më pas u zbulua se ajo ishte e pastrehë për një kohë.
Biznesmeni Elton Ilirjani i siguroi një vendstrehim, duke i mundësuar kushte më të mira jetese./ S,M