Depueti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar sërish pas sherrit me sekretarin e PD-së, Flamur Noka me të cilin pati edhe një përplasje fizike në Kuvend.
“Një përfaqësues I opozitës I kërkon mazhorancës llogari për një aferë prej 1.3 mld eurosh, largohet me dhunë nga foltorja, jo nga përfaqësues të mazhorancës, jo nga Garda, por nga sekretari i partisë opozitare më të madhe në Shqipëri.
Kjo tregon qartë se të gjithë kanë një interest ë mbajnë pushtetin e tyre, si ata që janë në pushtet dhe ata që janë në opozitë. Por, kam një mesazh për të gjithë ata që mendojnë që me dhunë mund të na ndalojnë ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të vazhdojmë ne nuk dorëzohemi pavarësisht dhunës.”, shprehet Agron Shehaj./ S.M