Me kamion që transportonte bagëti/Kapen 14 emigrantë shqiptarë, tentuan të hyjnë në Skoci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë 14 emigrantë shqiptarë në Skoci me një kamion që transportonte bagëti. Patrick McKinney, u arrestua pasi policët kufitarë ndaluan një kamion në terminalin e trageteve në Loch Ryan në Dumfries dhe Galloway të mërkurën, 11 dhjetor.

Shtetasi irlandez McKinney u arrestua pasi dyshohet se ka lehtësuar hyrjen e paligjshme të 14 shtetasve shqiptarë të fshehur në një kamion bagëtish.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai u çua në paraburgim. Zyra e Brendshme tha se hetimet janë ende në vazhdim.

Drejtuesi i Hetimeve Kriminale dhe Financiare të Zyrës së Brendshme, Anthony Hilton tha se “hetimi ynë po vijon me shpejtësi”.

 

 

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të qëndruar përpara trafikantëve të qenieve njerëzore që shfrytëzojnë kufijtë tanë dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të dëshpëruar për përfitime financiare”, tha ai./e.t

Të fundit

Zbardhen emrat për deputetë që PS kandidon në Tiranë

Janë zbardhur disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë nga Partia Sociliaste. Emrat...

E dhimbshme/ Ndahet nga jeta parakohe ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS (Emri)

Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe deputet i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë,...

Amber pas eliminimit nga “BBV”: Në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm një herë!

E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber, e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë në “Big Brother Vip Albania...

Hoxha Halimi: Sot në botë, fatkeqësisht ana materialiste është dominante

Hoxha Bekir Halimi i ftuar në emisionin ‘’Kjo është koha’’ në Ora News u shpreh se në botë sot përgjithësisht ana materialiste është dominante. Halimi: Bota...

Shqiptarët duhet ta tejkalojnë polarizimin e vjetër Rama-Berisha më 11 Maj

Nga Namir Lapardhaja Shqipëria është lodhur nga një cikël i pafundëm i të njëjtave fytyra, të njëjtave premtime dhe të njëjtave dështime. Më 11 Maj,...

Lajme të tjera

Web TV