Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë.

Policia e Shtetit u ka kthyer përgjigje organizatorëve të protestës se garanton çdo tubim paqësor, por jo bllokimin e rrugëve dhe se përbën përgjegjësi penale çdo bllokim i rrugëve. Opozita ka kërkuar tre orë leje, por përgjigja e policisë ka qënë nëgative duke thënë se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve për rreth 3 orë.

Në përgjigjen e kthyer PD, Policia thotë se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat në kryeqytet.

Skenari i opozitës do të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës. Do të bllokohen kryqëzime si: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson”dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

 

 

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës, Policia do të përdorë forcat e rendit, të Shqiponjave dhe FNSH. Po ashtu do të vendosen edhe autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast se do të jetë e nevojshme./K.B

Të fundit

“Më vodhi Range Rover-in” – 52-vjeçari në Elbasan denoncon vëllanë, policia e arreston

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka vjedhur makinën tip Rang Rover...

Unazat e fejesës, mes kurioziteteve dhe bestytnive, nga Roma e lashtë e deri më sot

Ai, i emocionuar, ulet në gjunjë dhe i kërkon dorën duke hapur një kuti të vogël. Brenda, një unaze me një diamant! Kjo skenë, tipike...

Negociatat e integrimit/ BE synon hapjen e të gjithë grupkapitujve këtë vit

Bashkimi Europian po përgatit qëndrimin për Shqipërinë me qëllim mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare në fund të muajit mars. I pranishëm në  Këshillin...

Zbulohen faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

Pas rreth më shumë se 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndja Erion...

Qeveria do mbyllë TikTok për të mbrojtur të rinjtë, Berisha vijon me qëndrimet qesharake

Në një kohë kur qeveria ka vendosur mbylljen e TikTok me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, Sali Berisha vijon me qëndrimet e...

Lajme të tjera

Web TV