Last Updated on 21/12/2024 by adminfjala
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë, por shtoi se është bërë gjithçka për të shtuar sigurinë në shkolla. Sipas tij, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë shumë duke qenë në krye të Ministrisë së Arsimit, duke e transformuar atë.
Kreu i qeverisë e cilësoi Tik Tokun si “rrugaçin e lagjes”, duke thënë se në të gjen vetëm llum dhe degjenerim. Ai u shpreh se rrjeti social do të mbyllet për një vit duke nisur nga fillimi i vitit 2025 dhe më pas do të shikohet sesi do veprohet./K.B