Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur “TikTok”-un në Shqipëri.
Sipas liderit të opozitës ky është një akt ekstrem censure. Berisha thekson se Edi Rama vendosi ndalimin e platformës së “TikTok”-ut vetëm se aksionet e tij në mediat sociale kanë rënë përtokë, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet dhe se nuk i blen dot këto platforma siç blen mediat në Shqipëri.
Mirëpo, kompania e ‘TikTok’-ut informoi se as i ndjeri Martin, as vrasësi i tij, nuk kishin llogari në këtë platformë.
Çfarë del? Kësaj i thonë njëlloj sikur, për të mos pasur aksidente, të ndalojmë përdorimin e makinave, apo të ndalojmë përdorimin e rrugëve dhe këto janë absurditete.
E vërteta është se Edi Rama vendosi ndalimin e platformës së ‘TikTok’-ut vetëm e vetëm se aksionet e tij në mediat sociale kanë rënë përtokë, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet.
Së dyti, ai nuk i blen dot këto platforma, siç blen media të tjera në Shqipëri.
Dhe së fundmi, jemi në prag të zgjedhjeve dhe nuk toleron dot negativitetet e pasqyruara nga qytetarët në këto platforma.
Duke ju garantuar se platforma e ‘TikTok’-ut do të hapet menjëherë pas zgjedhjeve, ju ftoj të dashur miq, të postoni në llogaritë tuaja të ‘TikTok’-ut, por edhe rrjeteve të tjera sociale, statuse në mbrojtje të kësaj platforme dhe në dënim të censorit ekstrem, narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha./ S.M