Linja hekurudhore Tiranë-Durrës/ Sa shpejt mund të arrini në Aeroportin e Rinasit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vënia në punë e linjës hekurudhorë Tiranë-Durrës- Rinas është një nga projektet që do të “shpëtojë” trafikun e rënduar në këtë trekëndësh. Nisur nga përqendrimi më i madh i popullsisë në këtë zonë si dhe nga fluksi i lartë i pasagjerëve në aeroport, linja hekurudhore është një domosdoshmëri që na nevojitet të vihet në punë sa më parë.

“Tiranë-Durrës është zona me trafikun më të rënduar, deri në 100 mijë mjete në ditë qarkullojnë në këtë aks rrugor. Hapja e plotë e unazës së madhe, së bashku me zgjerimin që po i bëhet autostradës, si dhe projekti për bypassin e Tiranës do të japin një ndikim domethënës trafikut në këtë zonë. Por ajo që do të kishte efekt edhe më cilësor është demotivimi i qarkullimit me makinë. Ky demotivim do të vinte nga transporti hekurudhor, i cili vlerësohet se do të dekurajonte përdorimin e makinave në masën 30%. Udhëtimi me tren Tiranë-Durrës do të zgjasë për 24 minuta me gjithë ndalesat në Kashar, Vorë, Sukth, Shkozet dhe Durrës-Tiranë që janë stacionet e nisjes dhe mbërritjes. Ndërsa Tiranë -Rinas do të zgjasë 12 minuta. Do të kemi çdo 30 minuta një tren për në aeroport”, sqaroi Verdho gjatë një interviste në një emision televizizv.

Moderatorja: Por ku do të jetë stacioni i trenit në Tiranës?

Verdho: Stacioni qendror i trenit do të jetë te kthesa e Kamzës, por ndërkohë edhe në ish-stacionin historik pranë bulevardit të parë. Projekti ka përfshirë një stacion më vetë për të qenë sa më i aksesueshëm për qytetarët.

Linja hekurudhore me një gjatësi 34 km do të jetë tërësisht e elektrifikuar./   S,M

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV