Këtë vit çmimi i gjelit të detit nuk do të ndryshojë për qytetarët.
“Dhjetë mijë lekë do të kushtojë kilogrami gjelit, dymbëdhjetë mijë lekë pula e detit”, shprehet fermeri.
Dervish Allamuça thotë se ka mbi dyzet vjet të mbarështon gjela dhe pulat e detit në Baldushk. Sipas tij gjeli i detit i kësaj zonë është më cilësor dhe ka më tepër shije se në çdo vend tjetër, kjo falë klimës dhe ushqimit të mirë që ato gjejnë në fushë.
“Kam 150 copë, gjeli i detit mban rekord në rrethin e Tiranës. Kërkon dhjetë muaj punë dikur nënat tona thoshin të ka rrit nëna si gjel deti. Unë i rris me ushqim bio, misër, hasër.”, shton Allamuça.
Klientelën Dervishi e ka siguruar prej vitesh dhe porosia tashmë bëhet edhe me telefon
Tregu për këta fermerë është vetë oborri i shtëpisë, janë vetë konsumatorët ata që vijnë deri në Baldushk për të parë se si rritet “mbreti i tavolinës” për Vitin e Ri./ S,M