Live në TikTok, u fut me forcë brenda bankës në Korçë, Policia prangos 38-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar se dy ditë më parë ka thyer me forcë derën e hyrjes kryesore të një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës, teksa ka qenë live në Tik Tok.

Sipas Policisë, 38 vjeçari Valter Xhelillari është arrestuar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në lagjen numër 6 të qytetit, pas 24 orësh intensive kërkimi.

Në momentin e arrestimit, ai i ka bërë me dije policisë se nuk mbante mend asgjë se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes pasi ka qenë nën efektin e alkoolit.

Fillimisht policia e Korçës është përqëndruar në kontrollet e saj në lagjen 3, aty ku ka pasur informacion se mund të ishte strehuar, por vetëm mbrëmë 38 vjeçari është kthyer në banesë ku dhe është arrestuar më pas nga forcat e policisë të cilat prej 3 ditësh e kishin në vëzhgim banesën e 38 vjeçarit Valter Xhelillari.

Njoftimi i Policisë:

Korçë-Policia e Korçës identifikon, kap dhe vë në pranga shtetasin që hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.

Pas kontrolleve intensive që zgjatën 24 orë, Policia e Korçës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e 38-vjeçarit.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 21 dhjetor, në lagjen nr.3, Korçë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan kontrolle të pandërprera për kapjen e autorit.

Pas identifikimit të autorit të dyshuar, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë lokalizuan në lagjen nr.6 në Korçë dhe vunë në pranga shtetasin V. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë.

Më datë 21.12.2024, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi? KPA shkarkon nga detyra prokurorin e njohur (Emri)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./e.t

Të fundit

Studimi: Burrat janë bërë dyfish më të gjatë e të rëndë se gratë në shekullin e fundit

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka zbuluar se burrat mund të jenë rritur në madhësi dhe peshë dy herë më...

A ndiejmë vërtet atë që mendojmë se po ndiejmë?!

Ndonjëherë ajo çfarë ndiejmë është e komplikuar. Ndjenjat mund të jenë ose parësore ose dytësore dhe ky ndryshim është i rëndësishëm për t’u kuptuar. Një...

Trump është kudo

Java e parë e presidentit tregoi një kontrast të fortë me paraardhësin e tij… Joe Biden u premtoi amerikanëve një pushim katër vjeçar nga të...

Struci “gjen rrugën” në Gjirin e Lalzit, dëshmitarët habiten nga shpendi i rrallë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjirin e Lalzit, ku një struc rreth dy metra i gjatë është parë duke lëvizur i...

Inteligjenca artificiale, frikë apo mundësi?

Ndërsa disa vite më parë robotët ishin pjesë e fantazisë kinematografike, sot janë pjesë e realitetit. Ata përdoren në biznese, por jo vetëm, edhe...

Lajme të tjera

Web TV