Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës/ Reagon Elvana Gjata: 10 herë bie, 11 ngrihem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj “Karnaval”.

Pavarësisht pritshmërive të larta dhe mbështetjes nga fansat, këngëtarja nuk arriti të fitojë këtë vit, duke i lënë rrugën grupit “Shkodra Elektronike” për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025.

Me një total prej 135 pikësh, Elvana përfundoi vetëm disa pikë larg triumfit.

Pas shpalljes së rezultateve, Elvana shprehu mirënjohjen e saj të thellë për dashurinë e publikut dhe dërgoi një mesazh frymëzues për të gjithë ata që e mbështetën.

“Mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do ngrihem”, tha ajo./e.t

Të fundit

Shiu nuk i ndali demokratët, mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë

Protesta e thirrur nga opozita në kuadrin e mosbindjes civile, e cila u mbajt në Tiranë, për pothuajse 3...

Pas tre orësh, mbyllet protesta e opozitës, deputetët e PD-së nisen drejt selisë blu

Mosbindja civile e opozitës në pesë pikat kyçe të kryeqytetit, konkretisht në Sheshin Willson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit dhe...

Pas rreth dy orësh, Berisha njofton mbylljen e protestës: Përgatitemi për “next”

Pas rreth dy orësh Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës së kësaj të hëne. Ai u shpreh se protestat do të vazhdojnë deri në...

Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Nga Kreshnik Spahiu Sot opozita protestoi për të rrëzuar qeverinë apo bashkinë? Prej 10 muajsh Partia Demokratike ka hequr dorë nga protestat para kryeministrisë dhe rreshtohet...

Protesta e opozitës/ Çupi: Kjo është vdekja e një partie

Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestën e opozitës, e cila po vazhdon që prej orës 17:00. Ai ka thënë në “Edicionin Qendror” në ABC News...

Lajme të tjera

Web TV