PD sot në protestë, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Do ketë pasoja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me protestën e sotme të opozitës, policia e shtetit ka dalë me një njoftim për mediat. Aty thuhet se policia garanton të drejtën e tubimit dhe protestës, por nuk garanton ato protesta që bllokojnë qarkullimin e automjeteve.

Kjo pasi PD dhe opozita priten të bllokojnë disa akse në kryeqytet, Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Bllokimi i qarkullimit, vijon më tej policia është vepër penale dhe ata që ndërmarrin këto nisma do përballebn me pasojat e shkeljes së nenit. Së fundmi policia shton se ka ndërmarrë masa që në rast bllokimit të devijohet trafiku.

‘Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht:

Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës  i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Lexo edhe :  Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.’, njofton policia./e.t

Të fundit

Analiza e DW/ Serbi – SHBA, miqësi e ardhshme e madhe transatlantike?

“Një epokë e re në marrëdhëniet Serbi-SHBA” ishte një kryeartikull në një gazetë në Serbi pas fitores së Donald...

Raportohet për të plagosur nga një sulm me dronë në Rusi

Dy ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha...

Përmbytjet në Vlorë, qeveria dëmshpërblen 375 familje

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Qeveria Shqiptare ka mbajtur premtimin për mbështetje...

Rishikimi i Tingullit të Utopisë/ Muzikantët e persekutuar nga Stalini

Një rrëfim zbulues i kompozitorëve dhe interpretuesve, jetët e të cilëve u përcaktuan nga tekat e një diktatori Kathryn Hughes Fakti që Jozef Stalini e donte...

Zjarret në Los Angelos, pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë

Zjarret në Los Angelos, vijojnë jenë aktivë për të katërtën ose të pestën ditë radhazi dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën njëmbëdhjetë personave,...

Lajme të tjera

Web TV