Mosbindja civile, Bejko: Berisha ka dështuar, po përgatit alibinë për humbjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar opozita po zhvillon sot protestën e radhës në kuadër të mosbindjes civile. Skenari i protestës parashikon bllokimin e 5 segmenteve kryesore rrugore në Tiranë për rreth 3 orë.

Lidhur me këtë politologu Roland Bejko, i ftuar në një studio televizive u shpreh se Berisha është duke përgatitur alibinë për humbje e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se një parti politike pesë muaj para zgjedhjeve duhet të bëjë përgatitje dhe jo protesta.

Ai tha se Berisha ka dështuar në të shkuarën e tij dhe i ka zhgënjyer qytetarët he sipas tij ai nuk i mbush dot më sheshet sepse nuk ngjall më shpresë dhe nuk frymëzon dot as militantët e tij.

“Berisha është duke përgatitur alibinë e tij për humbjen e zgjedhjeve të 2025 që kërkon qeveri teknike për zgjedhje të barabarta dhe të thotë pastaj atë nuk na e dhanë dhe Rama me patronazhistët e tij, me paratë e krimit pra me të njëjtin refren do pranojë humbjen e zgjedhjeve.

Mesa shoh ata që kanë qenë kritikë të Berishës i ka dhe sot përballë por jashtë partisë demokratike. Presupozohet se koha mes dy zgjedhjeve është ajo që një parti politike duhet të rigjenerohet dhe të merret me veten dhe PD këtë se ka bërë.

Kthimi i Berishës ka ardhur në mënyrë të zorshme duke kaluar dhe një në luftë civile mes partisë, në këtë kohë një parti politike dhe nëse do bënte protesta në kushte ekstreme ajo do duhej fillimisht të merrej me veten gjë që PD se bënë këtë sepse dhe po të dojë ta bëjë ajo në bazë nuk është më ajo parti që ka qenë sepse me ndarjen e saj të shkaktuar nga Berisha situata nuk është rikuperuar.

Njerëzit nuk janë ndarë midis Berishës dhe Bashës. Me këto proetsta që ka bërë Berisha sot është i dështuar, ai sot do duhet të kishte mbushur sheshet dhe jo të dilte nëpër cepat e Tiranës dhe bllokonte rrugët, por të bënte një protestë si ajo që po ndodh në Serbi ku qytetarët kanë mbushur sheshin. Berisha nuk po inspiron më as militantët e tij prandaj dhe nuk i mbledh dot qytetarët në shesh, ata nuk e besojnë më Berishën.

Berisha u kthye dhunshëm për të marrë PD-në për interesat e tij personale dhe po tenton ta paraqesë siç po bënë sot si një i burgosur politik, si viktimë politike. U fut me dashje në arrest shtëpie, me qëllim që të thoshte se kjo drejtësi është e kapur nga Rama.”/    S,M

Të fundit

Parashikimet e Baba Vangës për 2024! Ato që u realizuan dhe ato që mbeten të paplotësuara

Ndërsa po mbyllet viti 2024, shumë po hedhin një vështrim të dytë në parashikimet e Baba Vangës, mistikes bullgare...

Berisha flet për mosbindjen civile: Çliruam Tiranën për tre orë

Kryetari i Partisë Demokratike ka falënderuar çdo qytetar për pjesëmarrjen në tubimin e djeshëm dhe ka theksuar se protesta ka pasur një ndikim të...

Arqipeshkvi Dodaj, urim për Krishtlindjen/ Mesazhi për politikanët dhe qytetarët

Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka bërë urimin e tij publik për të gjithë besimtarët katolikë në vigjilje të Krishtlindjeve. Dodaj apeloi për më shumë dashuri dhe...

‘Notorious‘/ Djali i Gilit zbulon çfarë fshihet pas tatuazhit që ka në sy

Këngëtarja e njohur Gili dhe djali i saj, Redoni, janë bërë pjesë e Big Brother VIP si konkurrentë të vetëm Gjatë një bisede me banorët,...

Deklarata e tij shkaktoi zemërim në Panama, qytetarët djegin postera të Donald Trump

Qytetarët në Panama i vunë flakën posterave të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për shkak të deklaratës së tij se ai mund të...

Lajme të tjera

Web TV