Deklarata e tij shkaktoi zemërim në Panama, qytetarët djegin postera të Donald Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët në Panama i vunë flakën posterave të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për shkak të deklaratës së tij se ai mund të kërkojë kthimin e Kanalit të Panamasë nën kontrollin e SHBA-së.

Qytetarët nën udhëheqjen e Sindikatës Kombëtare e Punëtorëve të Ndërtimit dhe Sektorëve të ngjashëm (Suntracs) një nga sindikatat më të fuqishme të Panamasë, dolën në sheshe dhe protestuan kundër Trumpit përpara Parlamentit të Panamasë.

Protestuesit dogjën flamurin amerikan dhe posterët e Trumpit dhe shprehën mbështetjen e tyre për presidentin panamez Jose Raul Mulino. Në deklaratën e bërë nga Suntracs thuhet se “Ne refuzojmë me vendosmëri kërcënimet e Donald Trumpit. Ky rajon u përket panamezëve. Ne jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin dhe kanalin tonë”.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum dhe qeveria e Venezuelës theksuan se të drejtat sovrane të Panamasë mbi kanalin duhet të respektohen dhe dërguan mesazhe mbështetjeje për Mulinon.

Ndërsa Mulino duke falënderuar komunitetin ndërkombëtar në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha: “Në emër të të gjithë panamezëve, ne jemi mirënjohës për mesazhet e solidaritetit nga krerët e ndryshëm të shteteve, ish-krerë shtetesh, liderë të organizatave ndërkombëtare dhe qytetarë. Kanali i Panamasë sot dhe gjithmonë do të vazhdojnë t’i shërbejnë tregtisë botërore”.

Çfarë ndodhi?

Më 22 dhjetor Trump akuzoi Panamanë se kërkonte tarifa tepër të larta për përdorimin e Kanalit të Panamasë dhe tha se nëse kanali nuk menaxhohet siç duhet ata do të kërkojnë që ai t’i kthehet SHBA-së.

Duke e përshkruar si një “gabim” transferimin e bërë nga ish-presidentit amerikan Jimmy Carter për menaxhimin e Kanalit të Panamasë, Trump tha se kanali iu dha Panamasë “jo për të mirën e të tjerëve” por si një simbol të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Lexo edhe :  Vranë babanë dhe e groposën/ Prokuroria dërgon për gjykim tre fëmijët e Pëllumb Metës

Në përgjigje të Trumpit, presidenti panamez Mulino tha: “Qytetarët e mi, si president do të doja të them pamëdyshje se Kanali i Panamasë, të gjitha zonat e lidhura me të dhe çdo metër katror i tij i përkasin Panamasë. Sovraniteti dhe pavarësia e vendit tonë nuk janë të negociueshme. Kanali i Panamasë i përket Panamasë dhe i tillë do të mbesë”./E.T

Të fundit

Gjithçka rreth manifestimit, si të arrijmë ëndrrat dhe qëllimet tona në vitin 2025

Viti i Ri është një periudhë simbolike që na jep mundësinë të fillojmë nga e para. Është si një...

BSH, blerje rekord të euros në treg/ Në 9 muaj ka tërhequr 542 milionë euro

SHQIPËRI- Banka e Shqipërisë ka blerë 270 milionë euro në treg gjatë sezonit të verës si një masë për të mbajtur nën kontroll kursin...

Parashqevi Simaku uron shqiptarët për Krishtlindjet: Ju përqafoj, Zoti ju bekoftë!

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka përçuar një mesazh të ngrohtë urimi për të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve. Përmes një video teksa feston me bashkatdhetarët...

Krishtlindja/ At Gregor Pelushi: Katedralja, e mbushur plot me besimtarë të Tiranës

At Gregor Pelushi ka uruar të gjithë shqiptarët për Krishtlindje. Në një intervistë në “News Line” në ABC News ai bëri thirrje për më...

Spiropali merr pjesë në kremtimet e Katedrales Katolike dhe Orthodokse në Tiranë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë ditën e sotme në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e...

Lajme të tjera

Web TV