Arqipeshkvi Dodaj, urim për Krishtlindjen/ Mesazhi për politikanët dhe qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka bërë urimin e tij publik për të gjithë besimtarët katolikë në vigjilje të Krishtlindjeve.

Dodaj apeloi për më shumë dashuri dhe respekt të ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit.

Kleri katolik bëri apel që vendi të drejtohet nga politika pro familjes, përndryshe jemi të destinuar të shuhemi.

“Në këtë Krishtlindje na viziton duke u bërë fëmijë. Zoti na viziton në çdo fëmijë që vjen në jetë. Asnjë fëmijë nuk është gabim apo rastësi, por dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë, e sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, edukatorë, politika pro jetës e familjes, përndryshe jemi të destinuar drejt shuarjes me shifrat alarmuese të zbrasjes demografike.

Sa nevojë kemi për të rikuperuar një ndërgjegjësim të ri të dashurisë për atë që zoti ka krijuar. Të lejojmë të edukohemi dhe të edukojmë fëmijët tanë se Toka është një dhuratë e shenjtë për të gjithë, e cila ka nevojë pas 30 vjet zaptimi e konsumimi. Të promovojë natyrën mahnitëse që na ka dhuruar Zoti dhe na kanë dhënë të parët tanë që nga kohët e lashta, kështu edhe ne t’ua dhurojmë fëmijëve tanë.

Çfarë toke, deti, qielli dhe ajri. Me vete nuk do të marrim asgjë përveç veprave të dashurisë dhe bamirësisë, parfumin e të cilave na e ka lënë një shqiptare e madhe, e shenjta Tereza”, tha ai.

Një apel e pati edhe për politikanët që të rikuperojnë dialogun, duke kapërcyer ndasitë.

“Të rikuperojmë dialogun duke kapërcyer pengesat e indiferencës dhe paragjykimit, veçanërisht politikanët mund të mësojnë politikë më të shëndetshme për të ndihmuar popullatën që të dezintoksikohet nga politika e dhunës dhe vulgaritetit.

Lexo edhe :  Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

Të dashur vëllezër e motra po hapet një vit plot shpresë, 2025 vjet nga ardhja e Krishtit. Zoti fëmijë është drita e vërtetë e zemrës së njerëzimit. Jezusi me zemrën e tij njerëzore dhe hyjnore, e bën zemrën më të hapur, zemrën si i themi ne, të bardhë. Gëzuar për shumë mot të gjithë shqiptarëve Krishtlindjen”, theksoi imzot Dodaj./    S,M

Të fundit

Krishtlindje në Kosovë, mesha u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

“Mjaft me urrejtje”, ky është mesazhi i ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje. Në meshën kryesore për Krishtlindje...

“Zhurma e armëve të ndalet”/ Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës që nisi me sulmin në shkallë të gjerë...

Revista ‘Time Out’ zgjedh pemët më të bukura të Krishtlindjes në botë

Revista e njohur Time Out e shpalli pemën e Krishtlindjes në Krakov të Polonisë, e cila zbukuron tregun historik atje, “më legjendaren” në botë. E...

Bashkia e Tiranës sjell ngrohtësi për familjet në nevojë gjatë Krishtlindjes

Në vijim të festimeve të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi një aktivitet argëtues dhe solidar për familjet e fëmijëve që përfitojnë shërbime psikosociale të...

Gjithçka rreth manifestimit, si të arrijmë ëndrrat dhe qëllimet tona në vitin 2025

Viti i Ri është një periudhë simbolike që na jep mundësinë të fillojmë nga e para. Është si një fletë e bardhë që pret...

Lajme të tjera

Web TV