Kur gënjen policia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Rasti i Klodian Rashës, që u vra nga policia, pas protestave solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Por, edhe pse autori është në burg nuk mund të thuhet se u bë drejtësi, sepse kurrë nuk u zbardh kush ideoi/publikoi deklaratat dezinformuese që tentuan të manipulonin ngjarjen?

Nuk është hera e parë që policia e shtetit kapet në gënjeshtra. Por pyetja: kush ideon, shkruan dhe shpërndan gënjeshtra në emër të Policisë së Shtetit duhet të marrë një përgjigje.

Seriali i dezinformimit, që kulmon me manipulime të turpshme në raste tragjike si ai i Klodian Rashës, shënoi mbrëmë episodin e radhës me nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

Rasti i Klodian Rashës, që u vra nga policia, pas protestave solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Por, edhe pse autori është në burg nuk mund të thuhet se u bë drejtësi, sepse kurrë nuk u zbardh kush ideoi/publikoi deklaratat dezinformuese që tentuan të manipulonin ngjarjen?

Në deklaratën e sapo bërë publike, Agron Gjekmarkaj rrëfen përballjen me një grup policësh të cilët, pavarësisht identifikimit të tij si nënkryetar i Kuvendit, përdorën dhunë.

Çfarë ndodhi pasi Gjekmarkaj mbërriti në spital? Si gjithmonë, Policia lëshon një deklaratë dhe në vend se të qartësojë, tenton të manipulojë opinionin publik.

Në një vend normal, do të niste hetimi. Por kur policia zvarrit në mes ditës ish Presidentin si të ishte terrorist, manipulimi dhe reagimi si cuba duket gjëja më e vogël.

E vërteta është se policia vazhdon me gënjeshtra sepse jo vetëm nuk mban kush përgjegjësi, por ngrihen në përgjegjësi. Kujto rastin e drejtorit të përgjithshme të Policise që gënjeu publikisht për ngjarjen tragjike në Elbasan në prag të zgjedhjeve të 2021 dhe u gradua zëvendësministër.

Lexo edhe :  21 janari, 2 prilli, ‘97-ta e Gerdeci, krimet shtetërore që s’kanë shance të zbardhen

Nuk bëhet me fjalq për raste të izoluara, por për një model që ushqehet sa nga arroganca në rritje aq edhe nga mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë.

Nëse dhuna i ndodh nënkryetarit të Parlamentit, nesër mund të dhunohet kushdo. Edhe atij që sot mendon se është i paprekshëm.

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Agron Gjekmarkaj thotë se shpreson për një Shqipëri më të bardhë dhe më të mirë.

Por, në një vend ku dhuna dhe gënjeshtra janë modus operandi, kjo mbetet një ëndërr që kërkon më shumë sesa shpresë, kërkon veprim dhe drejtësi.

Ndryshe prisni deklaratën e radhës nga policia e shtetit…/    S,M

Të fundit

Zjarri te Komuna e Parisit nisi nga kompresori i frigoriferit të një marketi

Zjarri që ra pasditen e sotme në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas...

72% e mjeteve, më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik e ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

Në fund të vitit të kaluar, u hap për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Ndërtimi i saj, që pritet të përfundojë plotësisht brenda...

Të gjithë njëlloj/ The Economist: Po jetojmë në epokën e kirurgjisë plastike

Klientët e rinj në vendet në zhvillim kanë nxitur lulëzimin e kirurgjisë plastike. Rënia e kostove dhe përgjithësimi i standardit të bukurisë po nxisin...

Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore...

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do të thotë të thuash gjëra...

Lajme të tjera

Web TV