Pse është aq e vështirë lënia e duhanit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri tregon se 43 për qind e femrave që e lënë duhanin gjatë kohës së shtatzënisë i rikthehen atij përsëri pak kohë pas lindjes. Pse kaq shumë?

Nuk është befasuese se nikotina të bën të varur, por çka ndodh në tru gjatë dëshirës për cigaren?

Nikotina vërehet në tru nga receptorët “nikotinikë”. Njerëzit gjithashtu kanë gjithashtu edhe receptorët “cannabinoid” dhe “opioid”, të cilët punojnë në mënyrë të ngjashme.

“Nuk ka vlerësime se çfarë receptorët kapin”, thotë në shkrimin e tij Dr. Daniel Glaser, drejtor i Galerisë së Shkencës në Kolegjin King në Londër.

The Guardian shkruan se këta receptorë nuk janë zhvilluar për njerëzit që të bëhen të varur nga drogat, por ato sigurojnë një rrugë më të drejtpërdrejtë që këto kemikate me bazë bimore të arrijnë në tru.

Me kalimin e kohës duhanpirësit përshtaten me praninë e nikotinës dhe zhvillojnë një tolerancë, që dërgon në dëshirimin e tyre.

Kjo do të thotë se varësia nga nikotina zhvillohet në mënyrë më themelore, kimike sesa varësia nga seksi, interneti, madje edhe çokollatës.

Nuk ka receptorë të internetit apo çokollatës, në vend të kësaj varësitë ndaj këtyre zhvillohen përmes rrugëve të tërthorta që lidhen me shpërblimin dhe kënaqësinë.

Jo të gjithë që pinë duhan bëhen të varur, por studimi tregon se kjo është ajo që e bënë të vështirë lënien e duhanit.

Ekspertët, gjithashtu, thonë se një nga keqkuptimet më të mëdha të duhanpirësve është se ata mendojnë që mund të heqin dorë nga cigaret kur të duan. Sidoqoftë, nëse duhani konsumohet për një kohë të gjatë, si dëshira edhe vendimi për të ndërprerë këtë zakon të dëmshëm pengohen./    S,M

Të fundit

Me varkë dhe dhurata, në Himarë babagjyshi vjen nga deti!

Për herë të parë pas shumë vitesh Himara i ka pritur krishtlindjet ndryshe, këtë vit babagjyshi nuk erdhi nga...

Krishtlindje në Kosovë, mesha u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

“Mjaft me urrejtje”, ky është mesazhi i ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje. Në meshën kryesore për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza” në...

“Zhurma e armëve të ndalet”/ Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës që nisi me sulmin në shkallë të gjerë...

Revista ‘Time Out’ zgjedh pemët më të bukura të Krishtlindjes në botë

Revista e njohur Time Out e shpalli pemën e Krishtlindjes në Krakov të Polonisë, e cila zbukuron tregun historik atje, “më legjendaren” në botë. E...

Bashkia e Tiranës sjell ngrohtësi për familjet në nevojë gjatë Krishtlindjes

Në vijim të festimeve të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi një aktivitet argëtues dhe solidar për familjet e fëmijëve që përfitojnë shërbime psikosociale të...

Lajme të tjera

Web TV