Ikona e muzikës, Parashqevi Simaku qëndron pranë biznesmenit Elton Ilirjani. Pas gjetjes së këngëtares në New York dhe më pas bashkëpunimit të saj me Ilirjanin, artistja u vendos në një dhomë hoteli në Manhattan.
Tashmë, situata e saj duket se po lehtësohet edhe më shumë. Elton Ilirjani ka ndarë një përditësim për këngëtaren në rrjetet e tij sociale ku shkruan se falë ndihmës së një biznesmeni, Simaku do të qëndrojë në një apartament.
“Duke filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut”. Ilirjani nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim.