Pirro Çako tregon historinë e këngës “E duam lumturinë”, raporti me Parashqevi Simakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë” është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin e dashurisë për jetën.

Me vargjet e poetit Agim Doçi dhe melodinë e Pirro Çakos, mori jetë kënga që rrëmbeu shpirtin e çdo dëgjuesi, që dhe sot pas 36 vitesh e shijon si ditën e parë.

Ishte viti 1988 kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit.

Pirro Çako: Pata një lajthitje… sepse unë isha askush në atë periudhë dhe pretendova që një këngë që kisha kompozuar t’ia jepja këngëtares më në zë. Kisha besim se ajo ishte një këngë e bukur, por duhej të shkonte në vendin e duhur. Gjërat u bashkuan, unë një anonim dhe Parashqevi Simaku në atë periudhë diva e muzikës shqiptare dhe ky konfigurim dhuroi këtë këngë që për mua është kënga më e famshme, më e kënduara në të gjitha trevat shqiptare.

 

 

Kënga pati një rrugë të shpejtë dhe të pashmangshme drejt suksesit dhe në festivalin e 27-të të Këngës mori çmimin e parë. Për Top Channel, kompozitori pohon se ky bashkëpunim ishte hap vendimtar në karrierën e tij.

Pirro Çako: Parashqevia e ka kënduar atë këngë në një mënyrë të jashtëzakonshme, rrëqethëse që as unë nuk e besoja që do të kishte këtë shkëlqim zëri i saj. Më kujtohen fëmijët që dilnin në skenë dhe thoshin do ta fitojmë ne çmimin e parë. Mua më këputej shpirti se thosha ndoshta s’e fitojnë çmimin e parë, më vinte keq për fëmijët. Por deshi Zoti dhe çdo gjë shkoi mirë. Populli, juritë e rretheve ishin të gjithë me këtë këngë dhe ajo u kurorëzua me sukses.

Kjo këngë u bë hiti i dashurisë, gëzimit e lumturisë, që kaloi kufijtë e kohës dhe u bë simbol i në muzikës shqiptare. E duam lumturinë, dhe kjo këngë na kujton se ajo nuk është një destinacion, por një udhëtim që bëhet më i bukur me secilën notë dhe çdo varg që tingëllon në jetën tonë.

Lexo edhe :  Përse plakemi më shpejt në dimër? Kujdesi që duhet të tregoni në stinën e ftohtë

Këtë prag Krishtlindjeje, urimi i kompozitorit Pirro Çako për Parashqevi Simakun është rikthimi në skenën që ajo e ndriçoi me zërin dhe bukurinë e saj 30 vite më parë.

Top Channel falënderon aktivistin e të drejtave të njeriut, Elton Ilirjani, i cili bëri të mundur që Parashqevi Simaku të këndojë së bashku me stafin e Top Channel në urimin e fundvitit për të gjithë shqiptarët./e.t

Të fundit

“Peng i madh”, Rovena Stefa u kërkon falje prindërve

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është mbushur me emocione dhe momente reflektimi teksa banorët kanë ndarë dëshirat e...

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

Nisja e 'Giro d’Italia 2025' nga Shqipëria ka bërë jehonë në shumë shtete të ndryshme, ndërsa është publikuar nga 700 burime informacioni. Lajmi është bërë...

Bien monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 26 dhjetor 2024

Sot, më 26 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.7 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 97.5 lekë, ndërsa...

26 Dhjetor 2004/ Tërmeti dhe cunami shkaktojnë mijëra të vdekur në Indonezi

Një tërmet i fuqishëm pranë brigjeve të Sumatrës në Indonezi, krijon një cunami, një dallgë të madhe detare, që shkakton vdekjen e qindra mijëra...

Testimi i ADN-së së fetusit gjatë shtatzënisë mund të zbulojë kancerin

Rezultatet jonormale në testimin e ADN-së së fetusit mund të lidhen me forma të padiagnostikuara të kancerit, të tilla si kanceri i limfomës, zorrës...

Lajme të tjera

Web TV