Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar çështjen e shpalljes “non grata” të Sali Berishës.
Abbott refuzoi të jepte një përgjigje konkrete, duke theksuar se kjo nuk është një rutinë e trupit diplomatik për të komentuar zgjedhjet dhe vendimet shtetërore. Ai theksoi se ky është një proces ligjor dhe nuk mund të politizohet, pasi bazohen në disa kushte që duhet të ndiqen.
Në përgjigje të pyetjeve lidhur me vendimet e shpalljes “non grata”, Abbott shpjegoi se Mbretëria e Bashkuar, ashtu si Shqipëria, ka si prioritet mbrojtjen e sigurisë dhe transparencën në lidhje me sundimin e ligjit. Ai theksoi gjithashtu se ky nuk është një proces që përfshin vetëm individë nga Shqipëria, por mund të prekë qytetarë nga shtete të tjera gjithashtu.
Ambasadori theksoi se nuk ka një “listë sekrete” dhe se ky proces bazohet në shqetësimet dhe kushtet që ndiqen për të siguruar rendin dhe ligjin./e.t