Revista e njohur Time Out e shpalli pemën e Krishtlindjes në Krakov të Polonisë, e cila zbukuron tregun historik atje, “më legjendaren” në botë.
E instaluar më 6 dhjetor, pema e këtij viti është zbukuruar me rreth 26,000 drita që kursejnë energji, që ndryshojnë ngjyrën dhe më shumë se 1,000 zbukurime me motive tradicionale.
Për të katërtin vit radhazi, dekorimet sezonale të Krakovit janë frymëzuar nga sixhadet Jagielloniane, kryeveprat e shekullit të 16-të që zbukurojnë brendësinë e kështjellës ikonike Wawel të qytetit.
Vendin e dytë e zuri një pemë nga Gubbi, Itali, ku dritat në formën e një peme Krishtlindjesh janë vendosur në shpatet e malit Ingino, ndërsa në vendin e tretë ishte një pemë nga Rockefeller Center në Nju Jork.
Në të njëjtën kohë, aty mbahet tregu i famshëm i Krishtlindjeve në Krakov, i cili vitin e kaluar u shpall më i miri në Evropë dhe në fillim të këtij viti, revista e vlerësoi lagjen Zablocie të Krakovës si një nga më të bukurat në botë./K.K