Last Updated on 26/12/2024 by adminfjala
Qeveria ka vendosur që për festat e fundvitit disa kategori të punonjësve të administratës që paguhen më pak, do të marrin shpërblim nga 10-15 mijë lekë. Gjithashtu edhe efektivët e policisë të nivelit bazë, nga kreinspektor dhe poshtë do të përfitojnë bonuse.
Qeveria ka vendosur të shpërndajë shpërblime për disa kategori të veçanta në kuadër të festave të fundvitit. Efektivët e Policisë së Shtetit, punonjësit e administratës me paga të ulëta dhe pensionistët janë ndër përfituesit kryesorë të këtij vendimi. Mësohet se rreth 8,000 efektivë të Policisë së Shtetit dhe të Burgjeve që i përkasin rolit bazë, do të përfitojnë shpërblime për fundvit. Vlera pritet të miratohet gjatë kësaj jave në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me diskutime që variojnë nga 10,000 deri në 15,000 lekë të reja. Po ashtu edhe punonjësit e administratës që kanë paga të ulëta, si sanitaret, shoferët, punonjësit e mirëmbjatjes dhe specialistët e nivelit të ulët. Numri I tyre është rreth 7 mijë persona ku në diskutim nga Ministria e Financxave do të jetë vlera e shpërblimit që mund të jetë jo më shumë se 15 mijë lekë. Qeveria ka akorduar 120 milionë lekë nga buxheti i rishikuar për shpërblimet e fundvitit për disa kategori të administratës publike me paga të ulëta. Përfituesit përfshijnë shoferë, sanitarë, arkivistë dhe punonjës të protokollit. Pavarësisht se paga mesatare në administratë llogaritet në rreth 900 euro, një pjesë e konsiderueshme në administratën publike vijon të ketë paga të ulëta. Po ashtu edhe punonjësit e policisë të nivelit bazë konsideron si të keqpaguar, ndërsa mbajnë edhe barrën kryesore në sigurimin e rendit dhe qetësisë, duke punuar në kushte të vështira. Policia e Shtetit në korrik të këtij viti pati rritje pagash, por sërish niveli i mesëm dhe veçanrisht ai bazë në strukturat e rendit, vijon të jetë me paga të ulëta.
Bonusi i pensionistëve
Pas një fushate të kreut të qeverisë në takim me pensionistë, ku shpjegonte pamundësinë e qeverisë për rritjen e ndjeshme të pensioneve, në fundin e këtij viti u vendos që të shpërbleheshin me shuma relativisht të konsiderushme për buxhetin e shtetit, ndonëse për pensionistët mbetet sërish e ulët. Pensionistët me pensione deri në 20,000 lekë morën një bonus prej 15,000 lekësh, ndërsa ata me pensione mbi këtë vlerë përfituan 10,000 lekë. Po ashtu qeveria ka premtuar se në pranverën e vitit të ardhëshëm për pensionistët do të ketë një tjetër bonus. Megjithatë përgjatë muajit të fundit pensionistët janë organizuar në protesta para kryeministrisë duke kërkuar rritjen e pensioneve dhe përcaktimin e minimumit jetik. Në vend janë rreth 700 mijë individë që trajtohen me pensionin pleqërie dhe invaliditeti. Ndërsa numri I tyre rritet nga viti në vit të ardhurat nga pagesat e sigurimeve shoqërore nuk kanë njohur rritje, duke shtuar dyshimin si për punën në të zezë ashtu edhe mosdeklarimin e pagave reale në sektorin privat. Nga ana tjetër, opozita e ka cilësuar këtë nismë si tentativë të qevërisë për të tjetërsuar votën në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 11 maj të vitit të ardhshëm.