“PD ka përgjegjësi të mëdha para elektoratit”, avokati: Berisha do të arrestohet sërish!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati në ‘Studio Live’ trajtoi sot edhe temën e sondazhit në Report TV për zgjedhjet e 11 Majit 2025, Kodin Zgjedhor dhe listat e hapura.

Avokati Zaçe Islami u tregua i drejtpërdrejtë në diskursin e tij për çështjen, duke e shprehur qartë se PD dhe PS kishin bërë pakt me njëra tjetrën kundër partive të vogla dhe që deputetët t’i zgjidhnin kryetarët vetë me lista të mbyllura.

Ai e cilësoi si një grusht shteti të dy partive të mëdha, për ‘vjedhje me ligj të votave të qytetarëve”. Por e çoi më tej argumentin e tij, duke iu referuar informacioneve që kishte marrë nga SHBA, referuar edhe disa zërave publikë.

“Do ndryshojë sistemi në Shqipëri me ndërhyrje të amerikanëve. Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare. SHBA do ndërhyjë. Do ketë qeveri teknike. Nga republike parlamentare do kthehet në presidenciale, me 80 deputetë dhe 40 senatorë. PD shkrihet, PS shkrihet, Berisha dhe Rama jashtë politikës. Për mendimin tim PD dhe PS janë të dyja të Partisë së Punës. PD duhet të krijojë një parti të re”, tha ai.

Por kur u pyet për Berishën, ishte edhe më i ashpër:

“Sipas informacioneve që kam unë, të thëna e ardhura nga Amerika, Berisha do arrestohet përsëri, bashkë me familjarët e tij. Nuk do i hiqet ‘non grata’. Këta në pushtet po vjedhin me vapor. PD ka përgjegjësi të mëdha para elektoratit. Ligji 7501 ligj kriminal, antinjerëzor, i paligjshëm, vuri shqiptarët kundër njëri-tjetrit për tokën. Nuk do ketë zgjedhje parlamentare, do ketë arrestime!”, tha ndër të tjera avokati në studion e Report TV sot.

Kurse anëtarja e PD, Alesia Balliu e kundërshtoi avokatin, duke u shprehur se Berisha është lideri i PD-së, ai që e kishte themeluar, drejtuar dhe do e drejtojë. Teksa tregoi se personalisht dhe familjarisht kanë qenë kundër Lulzim Bashës më 2013 për të marrë PD.

Lexo edhe :  “Politikanët po ndërrojnë celularët”/ Karamuço: SPAK po përdor inteligjencën izraelite

“Nuk kam konsideratë për dështakët, unë kam votuar Sokol Olldashin dhe jo Lulzim Bashën. Berisha është lideri i padiskutueshëm i PD-së. Ne familjarisht kemi qenë kundër Bashës”, tha ajo mes të tjerash.

Kurse gazetari Anri Bala, konfuz nga diskutimet në studio, teksa u shpreh me humor se ‘nuk kishte kuptuar asgjë’, vijoi në lidhje me atë që tha avokati Islami se s’do ketë zgjedhje parlamentare:

“Kemi shumë dosje hetimore, Altin Dumani tha kemi 2500 dosje, ka 3 mijë të kallëzuara. Ka punë voluminoze, zyrtari amerikan Kasanof tha se duhet zgjatur mandati i prokurorëve dhe atë që thotë BE, se puna e SPAK çoi Shqipërinë afër rrugës së BE-së.

Por edhe hetimet apo sekuestrimet mbi 100 mln euro dhe kështu me radhë”, u shpreh ai, duke shmangur një mendim nëse do kishte apo jo zgjedhje për shkak të arrestimeve që priteshin./    S,M

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV