Last Updated on 26/12/2024 by adminfjala
Armando Broja dha impaktin e tij sot për Evertonin kundër Manchester Cityt. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 70-të dhe spikati në aksionet e rrezikshme që Evertoni nisi.
Dy episode në veçanti ishin interesante për Brojën. Fillimisht Foden që u detyrua ta ndalë me faull në shtesë, për të cilin dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Broja vs Foden pic.twitter.com/akGmOsHeQz
— fjalafootball (@fjalafootball) December 26, 2024
Në anën tjetër dhe episodi i minutës së fundit që mund t’i jepte fitoren Evertonit dhe ishte Broja që krijoi gjithçka me kundërsulm.
Broja solo run vs Manchester City pic.twitter.com/0LFXP365ji
— fjalafootball (@fjalafootball) December 26, 2024
Kujtojmë se Evertoni ndodhet në vendin e 15-të. Në anën tjetër City i Guardiolës mban vendin e gjashtë pas 18 javësh dhe rrezikon ta humbë në përfundim të sfidave të tjera./ D.C