3 ngjarjet më të forta që tronditën Shqipërinë gjatë vitit 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci në bazë të ngjarjeve që ka raportuar për gjatë gjithë vitin veçoi 3 prej tyre si më të forta që kanë tronditur opinion publik.

Në vend të parë është padyshim vetëvrasja e 39-vjeçares Alma Arrazi e cila u hodh bashkë me 3 fëmijët e mitur nga ura e lumit Buna.

“Ka qenë një vit i cili duhet theksuar ka shokuar gjithë opinion publik me ngjarje të cilat kanë nisur që në fillim të vitit, por nga ana tjetër ka pasur dhe disa operacione shumë të suksesshme në goditjen e grupeve kriminale, që deri diku kanë kthyer atë besimin e qytetarëve për të bërë një jetë normale dhe të qetë dhe për të shmangur këto përplasjet e mëdha mes grupeve kriminale që kanë lënë pafund viktima. Ngjarja më e rëndësishme e parë në këndvështrimin tim dhe në aspektin social, që na ka shokuar të gjithëve, ka qenë pikërisht ngjarja e Alma Arrazit, së bashku me fëmijët e mitur. Sipas informacioneve që kam marrë nga ana e prokurorisë së Shkodrës, dosja është dërguar për gjykim në ngarkim të bashkëshortit, i cili akuzohet për veprën penale të dhunës në familje dhe shkaktimit të vrasjes. Ka qenë një nga ngjarjet ku kam pasur vështirësinë më të madhe për të raportuar, në aspektin e pjesës emocionale. Sepse një nënë e cila zgjodhi që të merrte tre fëmijët e saj të mitur për të shkaktuar gjithë këtë tragjedi vetëm për faktin se dyshohet se bashkëshorti e dhunonte dhe nga ana tjetër për një shenjë “hakmarrje” në drejtim të tij për shkak të tradhtisë, për mua ka qenë një nga gjërat që ta logjikoja, aq më tepër kur raportoja për atë çështje, kisha një lloj ankthi dhe shtrëngimi, se përse duhet të arrijë deri në këtë pikë shoqëria jonë. Ka qenë një ngjarje që asnjëri prej nesh nuk e priste. Të gjithë kemi qenë të tronditur dhe po të shikoje të gjithë gazetarët në momentin që raportonin dhe flisnin për atë ngjarje të gjithë ishin emocionalë në mënyrën se si shpreheshin dhe se si raportonin.”

Një ngjarje tjetër shumë e rëndësishme përgjatë këtij viti ishte goditja e 7 grupeve kriminale, ku u lëshuan dhjetëra urdhër-arreste dhe u goditën eksponentë të fortë të krimit të organizuar.

Lexo edhe :  Mbyllja e TikTok-ut për 1 vit në Shqipëri, nis procesi tekniko-ligjor

“Kishim disa operacione të fuqishme në goditjen e grupeve kriminale. Për mua dy operacionet më të mëdha ka qenë operacioni “Revanshi” ku u goditën 7 grupe kriminale të cilat vepronin në vend që nga Shkodra për të ardhur më pas në zonën e Lezhës dhe të Fushë-Krujës dhe Niklës, të cilat janë zonat më problematike për shkak të eksponentëve të krimit të organizuar që jetojnë. Disa prej tyre janë arrestuar, kurse disa të tjerë janë në kërkim, pritet të kemi dhe një ekstradim të një prej të fortëve të zonës së Niklës, Durim Bami. Nëse zbërthehet ky eksponent i krimit të organizuar do i bënte një punë shumë të mirë jo vetëm drejtësisë, por gjithë popullit, pasi ai di shumë ngjarje. Dyshohet që Durim Bami të dijë rastet që kanë tronditur jo vetëm opinion publik, por që kanë dhe prapavija politike.”

Vrasja e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij për shkak të një sherri të nisur fillimisht në rrjetet sociale është një ngjarje e cila përveçse ka tronditur shoqërinë shqiptare, ka ngritur dhe një sërë pyetjesh për sigurinë në shkolla dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

“Ngjarja e fundit për mua, për këtë vit që ka shkaktuar dhe ka tronditur gjithë opinion publik, mendoj që këtu duhet të reflektojë secili prej nesh është ngjarja e adoleshentit 14-vjeçar, për të cilën vazhdon të jetë ende e nxehtë situata për shkak të dinamikës së hetimit, për shkak të mungesës së një lloj transparence, por nga ana tjetër duhet të theksojmë diçka që ligji për të miturit ndryshon nga ai për të rriturit.”/     S,M

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV