Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë e Vitit të Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime për organizmin.

Arrat janë pjesë e pandashme e traditës së gatimit në ndërrimin e viteve. Ato janë edhe fatsjellëse.

Tregjet dhe rrugët janë të mbushura plot me shitës ambulantë që shesin thasë plot e për plot me arra, me premtimin se ato janë më të mirat. Kudo që t’i blini, këshillohet që të jemi të kujdesshëm në blerjen e arrave.

Sipas tyre, si fillim duhet të vëzhgojmë lëvozhgën e arrave. Ajo duhet të jetë e plotë, të përçojë aromën dhe mbi të gjitha të mos ketë shenja myku.

Në brendësi, arra duhet të jetë e fryrë, e bollshme, jo e rrudhur por me një ngjyrë të çelët. Arra në brendësi nuk duhet të jetë shumëngjyrëshe ose me nuanca.

Përkundrazi, ngjyra e arrës duhet të jetë e zbehtë, e artë dhe homogjene. Në momentin që pastron arrën nga lëvozhga, prej saj nuk duhet të dalë pluhur.

Nëse arra ka një aromë specifike të vjetër, atëherë nuk është e freskët por e vitit të shkuar. Arrat e vjetra mbajnë ngjyrë të verdhë të çelët dhe nuk duhen blerë.

Mesorja e arrave duhet të jetë e plotë. Nëse arra është vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit. Nëse dalloni një zhurmë të fortë si bubullimë, atëherë arra është e vjetër.

Arra që është e freskët, ndahet dhe çahet më me vështirësi.

Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes është thatësira. Arra e mirë dhe e freskët nuk duhet të ketë lagështi brenda saj apo mbi lëvozhgë.

Pas blerjes, arrat duhet t’i ruani në një vend të thatë, të errët dhe mundësisht në ngrirje./K.K

Të fundit

SPAK do ta shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni i lartë shtetëror

Nga Spartak Ngjela Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përcaktohet si e tillë: Korrupsioni i lartë shtetëror...

Arrestimi i Jurgis Çyrbes me urdhër të SPAK, Rama: Unë përgjigjem për punën time

Në intervistën për Zërin e Amerikës, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari Armand Mero lidhur me arrestimin e Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-së,...

Takim i ftohtë mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, ja se çfarë i bëri bashkë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar së bashku për herë të parë pas ndarjes së tyre, gjatë festës për ditëlindjen e vajzës së...

‘Kuvendi është kthyer në repart ushtarak’, deputeti demokrat kritikon kolegët

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, gjatë një emisioni televiziv e cilësoi vitin 2024 si një vit të pazakontë, të mbushur me beteja...

Trafik në autostradën Tiranë- Elbasan, 4.7 km radhë, makinat qëndrojnë një orë pa lëvizur

Trafiku ka qenë sërish shumë i rënduar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë vargje të gjata makinash të...

Lajme të tjera

Web TV