Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Komisioneri Besnik Dervishi theksoi se “sot, me ligjin e ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, vendi ynë ka siguruar standardet më të larta, të përcaktuara edhe në Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, GDPR”.

Dervishi falenderoi të gjithë aktorët e përfshirë në procesin që zgjati 4 vite, deri në finalizimin e tij, me miratimin e ligjit të ri, të përafruar plotësisht me kuadrin rregullator të BE-së.

Ky ligj sjell risi që ecin paralelisht me zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimin e shërbimeve, si: mënyra të reja të dhënies së pëlqimit; e drejta për t’u harruar; konceptet inovative, si transferueshmëria e të dhënave; privatësia në projektim dhe në mënyrë të paracaktuar; si dhe parashikon sanksione më të forta për shkeljet e dispozitave të tij. Përafrimi i kuadrit rregullator kombëtar me atë të BE, konsolidon dhe funksionet e Zyrës së Komisionerit për t’iu përgjigjur më mirë sfidave e problematikave të cënimit të privatësisë dhe mbrojtjen e duhur të të dhënave personale.

Në këtë takim morën pjesë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Shtetit për Anti-Korrupsionin dhe Administratën Publike, Adea Pirdeni, Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ekspertë dhe bashkëpunëtorë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja vlerësoi këmbënguljen e Komisionerit Dervishi për të shtyrë përpara procesin deri në miratimin e ligjit të ri. Ai tha se ky ligj ofron garanci për qytetarët shqiptarë, njësoj si për ata evropianë. Gjithashtu, është një garanci më shumë edhe për biznesin. Manja vuri në dukje se tani është sfidë zbatimi i ligjit dhe se ai duhet të jetë përgjegjësi e të gjithë institucioneve dhe jo vetëm e Komisionerit.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Ministrja Pirdeni vlerësoi se ligji për mbrojtjen e të dhënave personale ishte një nga më kompleksët dhe një meritë e madhe i takon Zyrës së Komisionerit. Sipas asaj, miratimi i ligjit erdhi si produkt dhe sinergji e një sërë faktorësh, që e kanë shtyrë atë përpara.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Naço vlerësoi se është bërë një punë e mirë me hartimin e ligjit dhe janë shpenzuar shumë energji për të arritur produktin më të mirë të mundshëm, të përafruar plotësisht me legjislacionin e BE-së./K.K

 

 

Të fundit

Gripi i shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Tiranë

Një vatër e re e gripit të shpendëve është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve...

Fevziu bllokohet në trafik në Tiranë-Elbasan: Radha 4.7 kilometra, kështu është cdo ditë!

Rruga Tirane-Elbasan-Librazhd eshte kthyer ne nje makth per trafikun nderkohe qe diten e sotme, ne radhet e gjata te automjeteve eshte bllokuar edhe gazetari...

83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë

Zbatimi i ligjit që detyron ndërtuesit të dhurojnë 3% të çdo objekti të ri me sipërfaqe mbi 2 mijë metra katror, ka bërë që...

Ç’mund të presim nga IA në vitin 2025?

Çfarë mund të presim nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese në vitin 2025? OpenAI dhe Google kanë shpalosur produktet më të reja, shkruan The Economist 12 ditët...

Zgjedhjet 2025/ Rama: PS do të ketë fitoren më të thellë të të gjithë garave

Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Rama tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se...

Lajme të tjera

Web TV