Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as thelb. Është vetëm axhendë e pastër. Një axhendë, ku ka një plan të detajuar linçimi, plane babalesh që të krijojnë një realitet që duhet të jetë edhe kur nuk është.

Fatos Lubonja, një nga kundërshtarët publikë të qeverisë dhe mazhorancës së Edi Ramës, deklaroi mbrëmë se Sali Berisha është në proces, thjesht se ka ndryshuar një ligj. E shtoi që Rama nuk është në hetim që ka miratuar 18 vendime.

Ky ligjërim publik është esenca e asaj që quhet pretencë e përnatëshme e prokurorëve apo avokatëve të paneleve të darkës.

E nëse kësaj i shtohet një narracioni disa vjeçar linçues ndaj kundërshtarëve të Sali Berishës, që nga Saimir Tahiri e me radhë, shikon se cila është modus operandi e një detashmenti të gatshëm që thirret për të krijuar apo përhapur një fabul mediatike.

Sali Berisha nuk është i akuzuar se ka ndryshuar një ligj. Po flasim për rastin Partizani. Berisha është në proces se ka ndryshuar ligjin e sportit për t’i dhënë pronën e shtetit, familjes së vajzës së tij. Pronë, ku familja e vajzës ndërtoi 19 kulla, të cilat janë një pasuri e krijuar pikërisht nga abuzimi kërcitës, bërtitës me pushtetin e kryeministrit.

Përveç rastit të Partizanit, Berisha në këtë rast meqë e kujtoi Lubonja, është i denoncuar edhe për dy nga katastrofat më të mëdha njerëzore në vend; Gërdecin, ku vdiqën 28 vetë dhe u plagosën mbi 200 dhe 21 janarin, ku u vranë 4 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën gjithashtu dhjetra.

Asnjëherë nuk kemi pasur një narracion linçues, ndaj një drame të tillë, ata që e kanë akuzuar Sali Berishën, thjesht kanë tentuar të sjellin fakte mbi ngjarjet ku flitet.

Ndërkaq, në rastin e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës, është prej kohësh, njeriu më i linçuar nga një pjesë e madhe e këtij establishment politik dhe mediatik.

Veliaj është një peshë e rëndë politike, pasi është në detyrë në mandatin e tretë të poltronit më të rëndësishëm në Shqipëri pas atij të kryeministrit. E si i tillë, është nën një vëzhgim, sulm apo edhe akuza të ashtuquajtura të “natyrshme”.

Si peshë e rëndë, sulmi ndaj Veliajt, sic ka ndodhur edhe me Edi Ramën kur ishte kryebashkiak, janë të pritshëm, por e gjitha varet nga forma.

Lexo edhe :  Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë

Sot, kemi një procedurë të nisur nga SPAK në lidhje me pasurinë e kryebashkiakut. Procedurë që siç e tha edhe prokuroria speciale është në fillimet e saj. E gjithë ajo që thuhet e del nga “burimet e sigurta”, jo vtëm që s’përputhet, por edhe nëse përputhet, ka në rrugë të gjatë.

Thelbi i të gjitha është hetimi, i cili sot ndryshe nga dje po ndodh mbi zyrtarë e politikanë të lartë.

Po përse linçimi ndodh në një anë, kurse në anën tjetër as nuk gucojnë ta përmendin, madje edhe kur faktet janë uluritëse, flasim pa pikë turpi se s’ka prova? Po çfarë provash kërkojnë kur i është dhënë vajzës, gjegjësisht dhëndrit një truall nga më të pasurit të kryeqytetit, që i përkiste shtetit, për të ndërtuar 19 kulla.

Pse ky privatizim apo ndryshim prone ndodhi vetëm me Partizanin, e jo me Tiranën, Dinamon, Vllazninë apo Flamurtarin? Sepse duhej një vendim qeverie. Dhe këtë vendim e mori Sali Berisha për të pasuruar familjen e vet. Këtu nuk ka përse të ketë linçim, pasi fakti është brenda, madje aq brenda sa zemra e Tiranës është e vulosur me tapitë e dhëndrit VIP të doktorit.

Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as thelb. Është vetëm axhendë e pastër. Një axhendë, ku ka një plan të detajuar linçimi, plane babalesh që të krijojnë një realitet që duhet të jetë edhe kur nuk është.

Kur në fakt e gjitha ka vetëm një përgjigje; nëse ka një hetim, duhet pritur procesi. Çfarë rrjedh nga hetimi edhe ndodh, por hetimi nuk bëhet në studio. Se të marrim rastet e mëdha; a kanë folur panelet për rastin Partizani për shembull? Shumë pak!

Shkurt radiografia e linçimit tregon simptomat e një fabule, që në thelb është politike. Ku palët e bëjnë për të krijuar një axhendë, por jo se ndodh, pasi nëse ndodh, duhen pritur zhvillimet.

Në një farë mënyre presin thjesht një Mehmet Sheh, apo Beqir Balluk, kokë turku dmth për ta komentuar, ndërkohë që para syve kanë një zhvillim e më të rëndë që e quajnë thjesht “ndryshim ligji”./   S,M

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV