Njohja e pensioneve/ Manjani: Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet e BE për njohjen e pensioneve.

Nga këto, ajo ka veçuar marrëveshjen me Zvicrën, Gjermaninë apo Luksemburgun, edhe tre marrëveshje të tjera, të cilat janë ratifikuar nga parlamenti i Shqipërisë, me Malin e Zi, Maqedoninë dhe marrëveshja e shumëpritur me shtetin italian.

“Republika e Shqipërisë ka finalizuar rreth 20 marrëveshje në këto momente që ne flasim, që do të thotë 13 prej tyre, janë marrëveshje që janë të zbatueshme, pra marrëveshje që kanë hyrë në fuqi, ku për hir të vërtetës, ka dhe një numër të lartë emigrantësh shqiptarë.

Këtu do veçoja marrëveshjen me Zvicrën, Gjermaninë apo Luksemburgun, ndërkohë tre marrëveshje të tjera, të cilat janë aprovuar, janë ratifikuar nga parlamenti i Shqipërisë, me Malin e Zi, Maqedoninë dhe marrëveshja e shumëpritur me shtetin italian. Ndërkohë, janë dhe dy marrëveshje të tjera, të cilat janë finalizuar gjatë vitit 2024, me Republikën e Polonisë dhe Serbisë të cilat do të kalojnë në të njëjtin proces, përpara se të jenë në fuqi dhe të zbatueshme”, u shpreh Manjani./    S,M

Të fundit

Sazani në duart e Trump, Rama miraton projektin

Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me...

Konflikte mund të lindin në dashuri…çfarë thonë yjet për ju sot

DASHI Mos u përpiqni të përfundoni gjithçka gjatë ditës së sotme. Dot të jetë një ditë e ngarkuar me punë dhe rekomandohet të kërkoni ndihmë...

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre gjyqtarë të shkarkuar më parë...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Lajme të tjera

Web TV