Last Updated on 22/11/2026 by Monika
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka uruar sot qytetarët shqiptarë në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në një postim në Facebook, delegacioni shkruan se, 118 vjet më parë, Kongresi i Manastirit hodhi themelet e alfabetit të përbashkët të shqipes, duke i dhënë hov arsimit dhe letërsisë shqipe.
“Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! 118 vjet më parë, Kongresi i Manastirit hodhi themelet e alfabetit të përbashkët të shqipes, duke i dhënë hov arsimit dhe letërsisë shqipe. Sot festojmë gjuhën shqipe që lidh breza e komunitete dhe pasuron larminë gjuhësore e kulturore të Evropës.”, shkruan delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Më tej theksohet se, gjuha shqipe lidh breza e komunitete duke pasuruar larminë gjuhësore e kulturore të Evropës./Mxh
