Last Updated on 28/12/2024 by adminfjala
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, ndau përvojën e tij në një intervistë televizive, ku tregoi se kishte përjetuar probleme me tensionin e gjakut dhe aritminë për dy deri tre ditë pas incidentit që ndodhi gjatë protestës së fundit të thirrur nga Partia Demokratike.
Ai tha se pas presionit të madh nga policia, kishte ndjerë një ngadalësim të frymëmarrjes, çka e detyroi të kërkonte ndihmë mjekësore dhe të shkonte në spital.
Gjekmarkaj theksoi se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin, jo vetëm për të, por as për asnjë qytetar që merr pjesë në protesta.
Gjithashtu, ai përmendi se gjatë qëndrimit në spital, rreth 7 ose 8 deputetë të Partisë Socialiste shfaqën interes për gjendjen e tij shëndetësore. Ai shprehu pritshmërinë për më shumë solidaritet, por shtoi se disa deputetë mund të kishin munguar për shkak të mungesës së kurajës./K.b