Last Updated on 28/12/2024 by adminfjala
Klubi i Milanit kërkon përforcime, sidomos në repartin e avancuar ku këtë sezon ka shfaqur vështirësi të mëdha. Kuqezinjtë janë në kërkim të një qendërsulmuesi të mirëfilltë, pasi Abraham deri tani nuk ka qenë në lartësinë e duhur.
Një ide që u ka lindur drejtuesve kuqezinj, është të afrojnë Randal Kolo Muanin, që po mendon largimin nga PSG. Sulmuesi i parisienëve dhe i përfaqësueses së Francës, nuk po gjen hapësirat që dëshironte dhe për këtë arsye, po kërkon një sistemim të ri.
Por sipas asaj që raporton “Sky Sport”, kërkesa e Milanit për futbollistin është paksa e çuditshme. Bëhet e ditur se kuqezinjtë kanë kërkuar të mësojnë nga klubi francez nëse është i gatshëm ta huazojë falas në 6 muajt e ardhshëm lojtarin që ai të transferohet në kampionatin Italian. Përveç kësaj, janë interesuar të dinë nëse PSG mund të paguajë plotësisht apo pjesërisht rrogën e lojtarit u cili deri në qershor do të përfitojë 4 milionë euro të tjera. Kuqezinjtë presin përgjigje, por në Itali duken të bindur se nuk do të marrin ato përgjigje që shpresonin./ D.C