Rriten të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit, arrijnë në 458 mln € për 9 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e tretë të vitit 2024.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat në Bilancin e Pagesave nga ky zë për tremujorin e tretë arritën në vlerën e 190 milionë eurove, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin 2024, të ardhurat nga puna arritën në 488 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në terma neto (duke zbritur të ardhurat e jorezidentëve nga puna në Shqipëri), të ardhurat nga puna kishin vlerën e 458 milionë eurove, me një rritje prej gati 18% krahasuar me 9-mujorin e vitit 2023.

 

 

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit u bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.

  • foto galeri

Për 9-mujorin 2024, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 772 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Duke mbledhur remitancat dhe të ardhurat nga puna, kontributi i tyre total në ekonominë shqiptare arriti në 1.23 miliardë euro për gjashtë muaj, shifër kjo 15% më e lartë krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Lexo edhe :  Rindërtimi/ Hidhet shorti për apartamentet në Kombinat.

Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 30% të deficitit tregtar në mallra për 9-mujorin 2024.

Puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare në dekadat pas rënies së komunizmit.

Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).

Për 9-mujorin, ato arritën në 498 milionë euro, 19% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fasoneria në dy vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor, por megjithatë vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash për balancimin e deficitit të jashtëm të ekonomisë./ Monitor

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV