Çfarë ndodh me fuqinë blerëse të punonjësve të Shtetit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 4.3 miliardë lekësh. Kjo shumë është sa 0.2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Pra duhet parë inflacioni në vitin2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Pra një punonjës i administratës publike, pas indeksimit merr të njëjtën gjë”, tha për një emision televizizv, eksperti për ekonominë, Eduart Gjokutaj.

Ndërkohë pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitet 2025 dhe 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash nga 11 miliardë lek lekë këtë vit.

“Në radhë të parë pagat duhet të rriten çdo vit, pra jo të grumbullohet rritja dhe të bëhet në një vit të caktuar kur vjen situata ekonomike apo njerëzit largohen. Nuk duhen bërë ndryshimet kur jemi keq. Ndryshimet duhet të bëhen paraprakisht”, nënvizoi Gjokutaj.

Me gjithë retorikën e madhe për rrite pagash, një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, merr mesatarisht 3.6 euro në orë. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

“Paga jepet për sa paguhet një punë në treg. Nëse një punë në treg paguhet X, aq duhet të paguhen edhe punët e ngjashme me të. Kush pastaj ka performancë më të lartë, do të duhet të marrë diçka më shumë”.

Lexo edhe :  Tre shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve!

Kriza e veçanërisht tre viteve të fundit, ktheu vëmendjen e bizneseve dhe qeverisë si kurrë më parë te punonjës. Për të frenuar disi emigracionin, qeveria nisi vitin e shkuar reformën e pagave në administratën publike./   S,M

Të fundit

“Do të flas me Putinin”, Vuçiç: SHBA do të na vendosë sanksione në ekonomi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në mbledhjen e qeverisë tha se SHBA do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse...

Shqiptarët s’do lejohen të përdorin makinat çdo ditë/Çfarë parashikon Plani i ri Kombëtar

Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes...

Dëbora zbardh Kukësin/ Probleme me qarkullimin, disa fshatra pa energji elektrike

Këtë të shtunë, Kukësi është zgjuar i zbardhur nga Dëbora. Në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella...

Njihuni me shenjat më djallëzore të horoskopit!

Shenjat zodiakale zbulojnë shpesh personalitetin e brendshëm të personit. Zbulojnë karakterin, por edhe cilat janë periudhat e mira dhe ato jo të mira. Por për...

Top 3 personat më të kërkuar në Shqipëri

Talo Çela, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi janë aktualisht tre personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare që akuzohen për një seri ngjarjesh kriminale,...

Lajme të tjera

Web TV