Prishet tradita! Rënia e fuqisë blerëse nuk lejon që çmimet në fundviti të rriten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradita e turpshme e rritjes së madhe të çmimeve për festat e fundvitit duket se ka marrë fund.

Rritja e çmimeve në treg është shumë e vogël dhe duket se festat nuk kanë ndikuar. Shitësit thotë se shkak është rënia e fuqisë blerëse

“Jo nuk kanë pësuar rritje janë po të njëjtat çmime, nuk ka pas rritje sepse nuk ka fuqi blerësish gjithë kjo lagje shiko sa pak njerëz që ka. Vitet e tjera rrugët kanë qenë plot me njerëz”, tha tregtari.

Prodhimet bujqësore të vendit apo importit edhe pse nuk kanë pësuar rritje kjo nuk do të thotë që ato kushtojnë pak për shqiptarët. Përkundrazi konsumatorët thonë se frutat dhe perimet janë të kushtueshme gjatë gjithë vitit.

Qytetarët shprehen: 

-Në këtë sezon janë mirë, pasi ka pak rënie dhe nuk shohim të ketë rritje çmimesh për festa.

-Për sa i takon çmimeve nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh nga ç’kanë qenë, por gjithsesi ato qëndrojnë të larta.

-Nuk ka rëndësi ndryshimi shikoni se sa janë kur unë që jam në punë ankohem po babai im që është pensionit me 18 mijë lekë në muaj, nëse nuk i çoj unë ai mbet pa ngrënë.

Por cila është arsyeja që shqiptarët kanë ulur shpenzimet për darkën e fund vitit?

“E vetmja mënyrë për të mbrojtur konsumatorin është për të kontrolluar tregtarët rritjen e çmimit që të dikton tregu, por rritjen abuzive. Nga ana tjetër janë vetë konsumatorët që reagojnë po të shohim vërtete kemi rritje çmimeve por individët që janë me të ardhura mesatare nuk kanë blerë shumë produkte të llojit fruta-perime. Kjo ka ulur fuqinë blerëse dhe ka ndikuar negativisht këta tregtarë abuziv”, tha Romina Radonshiqi-eksperte ekonomie.

Lexo edhe :  Shqiptarët kryesojnë numrin e të burgosurve në Britaninë e Madhe

Por ka edhe nga ata qytetarë të cilët thonë se ushqimet janë shtrenjtuar brenda 24 orëve. Ku i njëjti produkt kushton 20-100  lekë më tepër për kilogram.

-Unë blej banane, bukë dhe kos. Buka e kosi nuk janë rritur kurse bananet ishin 160 dje, 180 sot.

Si ju duken çmimet e fruta perimeve?

-Shumë fillo nga mishi që ka qenë 1200 ka vajtur 1300. Ja dhe molla ka qenë 80, është rritur. Lulelakra është 200 ka qenë 150./K.K

 

Të fundit

Vështirësitë e ushtrisë ukrainase në përballjen me Rusinë

Të dërmuara nga sulmet, të mbingarkuara dhe pothuajse të mposhtura, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin...

U ekzekutua me breshëri plumbash në makinë, ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj

Foto/U ekzekutua me breshëri plumbash në makinë, ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj/K.K

Vrasja e 33-vjeçarit/ Flasin familjarët: S’kemi probleme me askënd

SHKODËR- Familjarët e 33-vjeçarit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç, kanë pohuar se djali i tyre nuk ka patur probleme...

Një jetë pa rrjete sociale, realitet i mundshëm për të rinjtë?

Platformat e mediave sociale po vihen nën vëzhgimin politik në mbarë botën. Megjithatë, nëse ndalimet janë efektive është e diskutueshme. Për shumë adoleshentë, është e...

Kakavijë, 25 mijë emigrantë kthehen në Greqi

Rreth 25 mijë emigrantë janë rikthyer në Greqi në këto ditë të para të 2025. Ndërsa kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje bashkatdhetarët...

Lajme të tjera

Web TV