Si dhe sa shpenzojnë shqiptarët për festa?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas traditës, nata e ndërrimit të viteve duhet ta gjejë tryezën e mbushur plot. Mbushja e saj, sigurisht, që shoqërohet me një kosto, e cila varion qoftë në kapacitetin e fuqisë blerëse, por dhe numrit të anëtarëve.

Eksperti i ekonomisë dhe turizmit, Ferjolt Ozuni, i ftuar në “Money Report” tha se darka e fundvitit në një familje, e cila përbëhet mesatarisht prej katër anëtarë, arrin deri në 50-60 mijë lekë të reja.

“Duke marrë parasysh, që edhe çmimet në dhjetor shtrenjtohen, kemi parë që produktet janë shtrenjtuar. Një tavolinë normale duke marrë parasysh që simbolika e gjelit, ka shkuar 15 mijë lekë. Shoh vetëm duke u nisur nga gjeli, që kostoja shkon 50-60 mijë lekë të reja për një familje mesatarisht prej katër personash”, tha ai.

Ai theksoi se bazuar dhe në çmime, jo të gjithë familjet shqiptare kanë kapacitet për të përballuar një vit të ri të bollshëm. Ai komentoi edhe ndryshimin e traditës së festave, ku vihet re, që shumë shqiptarët preferojnë të arratisen jashtë vendit.  Sipas tij, dikur ishin vendet e rajonit, por sot ka kërkesa në vende të ngrohta.

“Jo të gjithë familjet mund të përballojnë një vit tëri të bollshëm. Familjet deri në 4 apo pesë anëtarë, kemi një trend  të madh, që të shkojnë drejt festave të organizuara, drejt restoranteve dhe hoteleve, që ofrojnë mbrëmjen gala të natës së ndërrimit të vitit.  Ajo që kam vënë re në aspektin e turizmit dhe komercializimit të festave, vazhdojnë një trend rritës, që kemi një numër shqiptaresh që preferojnë ta festojnë jashtë vendit. Sivjet kemi një tendencë për të shkuar drejt vendeve të nxehta si Dubai, Egjipti, por edhe ne vende ekzotike si Maldive. Kemi një “largim” të peronave, që preferojnë të shkojnë drejt Greqisë dhe Italisë, por jo te familjet e tyre. Janë preferuar vendet afër Shqipërisë, në mënyrë që të kthehen në kohë, pasi gjithsecili do të kthehet në punë”, tha ai./K.K

Të fundit

Kampioni botëror më i ri në histori/ Kush është Luke Litter, sensacioni i Pikados?

Luke Littler, 17-vjeçari që la pas legjendën Michael van Gerwen për t’u bërë kampioni më i ri botëror i...

Bota në alarm për shpërthimin e virusit të ri në Kinë, çfarë është HMPV?

Rastet e infeksioneve me një virus respirator ka ngritur shqetësim në Kinë, spitalet e të cilës janë tashmë të mbipopulluara. Virusi, i identifikuar si metapneumovirus...

Trajneri i Everton flet për dëmtimin e Brojës: “Shumë zhgënjyese, po përshtatej mirë”

Armando Broja u dëmtua sot në ndeshjen që Everton po luante në transfertën e Bournemouth. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në...

Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar

Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vjetër do të përfshihet nga ngricat siberiane. Pyetja, sipas analizave të tyre, është nëse...

Pogradec, zjarri nisi nga oxhaku/ Digjet plotësisht banesa e të moshuarit

POGRADEC- Zjarri që përfshiu banesën e një 80-vjeçari në Pogradec mbrëmjen e të shtunës dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës së të...

Lajme të tjera

Web TV