Rama ironizon opozitën:S’është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në Kuvendi Kombëtar Rinor të PS-së, ka ironizuar opozitën teksa u bëri thirrje shqiptarëve që “s’është koha për të lozur me fatin e vendit duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër apo mangallët patiçkave të reja”.

Edi Rama: Jo si një ëndërr që nuk realizohet kurrë, nuk e afroi koha, por vizioni, skuadra dhe përpjekja jonë e jashtëzakonshme e gjithë këtyre viteve. Që kur ne morën detyrën i dhamë kohës shqiptare një kuptim të rim në të gjitha drejtimet, duke filluar nga drejtimi i kurrizit përballë të huajve dhe nga vënia në vend e dinjitetit të Shqipërisë në sytë e botës.

Ja ku është sot Shqipëria falë gjithçkaje që kemi bërë në një dekadë betejash të pafundme, përmes stërkëmbëshave të panumërueshëm, një vend që negocion anëtarësimin në BE, që flitet mirë për të kudo dhe ku të gjithë duan të vijnë ta vizitojnë.

Të gjithë duhet ta dinë mirë se kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë, duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër, që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj, apo në mangallët e disa patiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre.

Është koha kur shqiptarët duhet ta përdorin votë për Shqipërinë 2030./k.k

Të fundit

Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se...

Donald Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të...

“Telenovela” me emigrantët/ MB e Italisë: Do vazhdojmë t’i dërgojmë në Shqipëri

“Lidhur me projektin e Shqipërisë, qeveria do ta vazhdojë atë. Do të çohet përpara”. Kështu bëjnë të ditur burime nga Ministria e Brendshme e...

Proda: Cilido që cenon imazhin e Policisë do të largohet menjëherë nga radhët e saj

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale, Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe të...

Akuzat e Ramës/ Berisha reagon nga Gjermania: PS alternativa e sharjes, PD e ndryshimit

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar nga Gjermani, ku ndodhet me leje të veçante nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me deklaratat e...

Lajme të tjera

Web TV