Planet për një fëmijë të dytë dhe vështirësitë gjatë shtatzënisë, rrëfehet Sara Gjordeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kisha menduar gjithçka, por jo që do të isha në një podcast duke folur si mami”, u shpreh Sara Gjordeni në një intervistë. Sapo është bërë nënë dhe shtatzënia e saj ka qenë një nga më të përfolurat.

Sara tregon se sipas mjekëve, Nea ishte ngjizur më 19 mars, datë kur në celularin e saj gjendet një video shumë e ëmbël e Bardhit që duket se ka parandier gjithçka.

“Sipas mjekëve, sigurisht ata me përllogaritjet e tyre gjejnë edhe datën e ngjizjes së bebit dhe për ne ishte data 19 mars, sipas mjekëve. Kur jam futur në datën 19 mars për të parë se çfarë ishim duke bërë, në orën 2 të mëngjesit të datës 19 mars, është Bardhi te barku im që flet dhe thotë ‘babi, a do të vish? Të lutem hajde, na sill diçka të bukur se jemi shumë të mërzitur’.

Ndryshe nga njoftimet tradicionale që zakonisht ndodhin pas muajit të tretë apo edhe më vonë, Sara e zbuloi fare shpejt. Siç shpjegon, u ndie e detyruar për ta bërë pas valës së gjithë sulmeve që mund të ndikonin te mirëqenia e saj dhe e Neas.

“Jemi përplasur me komente jashtëzakonisht të këqija që mendoj edhe nëse do të kisha vrarë dikë nuk do të kisha marrë atë lloj ‘feedback’-u që mora. Fatkeqësia më e madhe ishte që u detyrova ta them sepse nuk jam më ajo që mund t’i përballoja këto komente. Ndaluni sepse kam një jetë brenda dhe nuk duhet, nuk është më okej kjo gjë. Por kur Nea filloi të lëvizte dhe fillova ta ndiej që është brenda meje, nuk pati më asgjë që mund të më prekte”.

Sara tha se sigurisht ka plane për fëmijë të tjerë së bashku me Bardhin.

Lexo edhe :  “Malli m’mbyti”/ Kujt ia dedikojnë këngën Xheneta dhe Drenusha?

“Mund të vijë ndonjë beb tjetër…Ne duam… opa! Ne duam një familje shumë të madhe, sigurisht që besojmë shumë në Zot, besojmë që meritojmë të kemi një familje të madhe, të gjithë meritojnë të kenë një familje të madhe ose ashtu siç ua do zemra, por ne do të përpiqemi… pastaj se ç’na sjell Zoti, kur, çfarë gjinie, s’ka rëndësi. Rëndësi ka që ata që kemi do të kujdesemi si dritën e syve se jemi të dy shumë të dhënë pas fëmijëve”, u shpreh.

Të fundit

Donald Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e...

“Telenovela” me emigrantët/ MB e Italisë: Do vazhdojmë t’i dërgojmë në Shqipëri

“Lidhur me projektin e Shqipërisë, qeveria do ta vazhdojë atë. Do të çohet përpara”. Kështu bëjnë të ditur burime nga Ministria e Brendshme e...

Proda: Cilido që cenon imazhin e Policisë do të largohet menjëherë nga radhët e saj

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale, Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe të...

Akuzat e Ramës/ Berisha reagon nga Gjermania: PS alternativa e sharjes, PD e ndryshimit

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar nga Gjermani, ku ndodhet me leje të veçante nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me deklaratat e...

E rëndë në Lushnje! 20-vjeçarja hidhet nga një pallat, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Lushnjës, ku një 20-vjeçare është hedhur nga një pallat, duke gjetur kështu...

Lajme të tjera

Web TV