Last Updated on 01/02/2025 by adminfjala
Pavarësisht çmimeve simbolike, fuqia blerëse në tregun rom të Gjirokastrës ka rënë ndjeshëm, duke e vështirësuar edhe më tej mbijetesën e këtij komuniteti. Për shumë tregtarë rom, ky është i vetmi burim të ardhurash, një mundësi punësimi që tashmë mezi siguron të ardhura minimale.
“Nuk ka më blerje si më parë. Edhe ata që vinin për gjëra të lira, sot nuk kanë mundësi të shpenzojnë. Fitimi ynë ditor është vetëm 300-400 lekë, sa për të mbijetuar,” thonë tregtarët, të cilët vazhdojnë të përballen me një realitet të vështirë ekonomik.