Fushata në Kosovë/ Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, evidentohen 623 raste on line

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore në Kosovës është ashpërsuar në javën e fundit.

Demokracia në Veprim ka evidentuar 48 raste të reja në javën e tretë të fushatës e 623 raste të gjuhës së urrejtjes të përdorur në hapësirën online.

“Gjatë tri javëve të fushatës në total janë evidentuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht në videot e shpërndara nga partitë politike”, shprehet Violetra Haxholli.

Nga këto raste të gjuhës së urrejtjes, 37 për qind e rasteve i targetojnë gratë që janë anëtare të subjekteve politike.

Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, DnV ka evidentuar në shtatë raste pjesëmarrjen e fëmijëve në mënyrë të organizuar në tubimet e partive politike.

Kur ka mbetur edhe një javë deri në ditën e zgjedhjeve, partitë politike kanë shtuar edhe numrin e tubimeve.

Nisur nga incidenti në Skenderaj më 27 janar ku disa qytetarë ndezën mjete piroteknike dhe u ndërpre energjia elektrike në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, nga DnV bëjnë thirrje për frenim të partive politike në sulmet verbale karshi njëra tjetrës.

“Partitë politike duhet të iu bëjnë thirrje kandidatëve edhe përkrahësve të tyre që të bëjnë fushatë në mënyrë të pjekur në mënyrë të qytetëruar e të marrin pjesë në tubime publike pa provokuar”, thotë Haxholli.

Për fushatën e partive politike serbe nga DnV njoftuan se ka pluralitet, mirëpo mungon shpalosja e programit të partive në garë.

“Asnjë parti serbe nuk është konkrete në prezantimin e plani për zhvillimin dhe për qeverisjen e re. Pra ka sulme ndaj njëri tjetrit por jo prezantim të programit në sektorë të ndryshëm. Ka kritika ndaj qeverisë Kurti 2 dhe nuk flitet për integrimin e serbëve“, shprehet Dushan Radakoviç.

Lexo edhe :  Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur më 11 janar dhe do të zgjasë deri në hapjen e qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt./k.k

Të fundit

Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria nën narko-regjim që ka shndërruar zgjedhjet në farsë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD me Patrick Voller, Drejtorin...

Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar ‘Whipple’ te spitali i Traumës

Në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses një ndërhyrje tek një paciente 33-vjeçare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes dhe Sociale, Albana Koçiu përmes një postimi...

Lirohen hapësirat publike rreth “Arenës Kombëtare”, procedohen 7 administratorë lokalesh

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Si rezultat,...

Të mësosh hilet para rregullave

Nga Skënder Minxhozi Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e...

Punësimi i të huajve në Shqipëri/ Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!

Në portalin qeveritar “e-Albania” janë regjistruar gjithsej 85,980 aplikime për “leje unike”. Ky shërbim elektronik u mundëson shtetasve të huaj që dëshirojnë të qëndrojnë...

Lajme të tjera

Web TV