Limonat “kalben” në degë! Importi vijon të mbetet armik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët ka bërë që shumë agrume të mbeten ende në pemë pa u vjelur.

Një nga këto agrume është edhe limoni. Në Kurtin të Lushnjës shumica e fermerëve kanë më dhjetëra kuintal limona ende të pa vjelur.

Ata shprehen se shitjen e limonave e ka bllokuar çmimi i ulët me të cilin e kërkojnë tregtarët është shumë i ulët.

Një problem madhor për këta fermerë mbetet dhe malli i importit që vjen nga vendet fqinje. Sipas tyre tregu është mbingopur me limona importi, duke i bërë ata të pafuqishëm për të kërkuar çmim përballë tregtarëve.

Blerim Sina është një nga fermerët më të prekur pasi siç duket dhe nga pamjet limonat në tokën e tij po kalben në tokë pasi kanë arritur pjekjen. I gjendur përpara këtij fakti që përsëritet çdo vit Blerimi shpesh herë mendon braktisjen dhe largimin nga Shqipëria.

Fermerët e agrumeve këtë vit kanë pësuar goditje të mëdha siç ishte dhe rasti i bllokimit të mandarinave dy muaj më parë për shkak të normës së lartë të pesticideve që u gjet në to. Tonelata me mandarina u groposën dhe shumë të tjera mbetën në pemë./k.k

Të fundit

Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Këtë të të shtunë, opozita do të mbajë protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Mësohet se ndryshe...

Reforma në skemën e sigurimeve shoqërore/ Hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Përmes reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme, ku do të preken edhe të...

Rama në Spanjë/Sot jemi në Champions League e turizmit, ende jo Reali Madridit por Girona

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar në Madrid me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes sipas së cilës, Shqipëria do organizojë Kongresin...

“Pasaporta jonë shihej me dyshim”/ Rama: Jemi stigmatizuar si vend me kriminalitet por..

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në pas nënshkrimit në Madrid të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror...

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, “blindohet” kryeministria

Kur na ndajnë dhe pak orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet tubimi duket se gjithçka është...

Lajme të tjera

Web TV