A e ftuat Kryemadhin në Konventën e PL?/ Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në studion e News 24 ishte i ftuar Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Ai u pyet nëse zonja Monika Kryemadhi kishte një ftesë sot për të marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë.

Blushi u përgjigj, duke thënë se sot PL bëri një Konventë dhe jo një dasmë, që “të shpërndajë ftesa”. “Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar”, deklaroi Blushi.

Gazetari: Super Mona siç e ka quajtur z Meta, nuk do të angazhohet në fushatë në këto zgjedhje. Ky a është një largim që e dëmton Partinë e Lirisë?

Tedi Blushi: Ju ftojmë të flasim për juristë, mjekë, studentë, që u ngjitën në podiumin e Konventës së Tiranës. Është një forcë që do na ndihmojë shumë që të arrijmë 5 prioritetet tona.

 

 

Gazetari: E ftuat Monika Kryemadhin në Konventë sot?

Tedi Blushi: Ju ftoj të merrni në intervistë dhjetëra intelektualët e rinj, që sot morën teserën e PL dhe na motivojnë edhe më shumë, që të vëmë në jetë këtë program të jashtëzakonshëm. PL nuk lidhet me një njeri të caktuar, por përfaqëson kauza të drejta të popullit shqiptar. Kushdo që është në opozitë me keqqeverisjen, e ka derën e hapur në PL. Partia e Lirisë jam i bindur se do të votohet masivisht.

Gazetari: A ka pasur sot një ftesë për zonjën Kryemadhi?

Tedi Blushi: Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar./e.t

Të fundit

Specie e rrallë në Vlorë/Gjarpëri i detit 2.5 metër i gjatë bie në rrjetat e peshkatarëve

Një specie e rrallë, gjarpër deti me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Lloji i gjarpërit...

8 Shkurt 1828/ Zhyl Vern, shkrimtari i fantazive të çmendura që u bënë realitet

 -Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh francez-  Nga Leonard Veizi I pabesueshëm në fantazinë e tij, ai solli për mes letërsisë, një botë ireale...

Veliaj takim me homologët gjermanë/ Marrim përvojë për projektet në shkolla!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim homologët e tij gjermanë, kryebashkiakët e Ulm dhe Neu-Ulm, Martin Ansbacher dhe Katrin...

Raporti i FIFA-s zbërthen merkaton e futbollit shqiptar/ Milionat e fituara nga klubet

Klubet shqiptare kanë ulur numrin e afrimeve gjatë merkatos së janarit në raport me vitet e kaluara, ndërsa kanë rritur “eksportin” jashtë. Ky është...

Bohemi blu dhe rock-u transformist

(Një vështrim mbi stilin poetik të poetit Kliton Nesturi) Nga Pol Milo Kur banda e legjendare e rock-ut, Deep Purple, nxorri albumin The House of Blue...

Lajme të tjera

Web TV