Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e së enjtes vendosi ta rrisë çmimin në 40 lekë nga 30 që ishte për më shumë se 7 vite.

Sipas kryetarit të Bashkisë Sotiraq Filo ndryshimi I tarifës erdhi pasi operatori aktual u tërhoq nga kontrata për shkak të tarifave të ulëta. Filo thotë se asnjë operator i ri nuk është ofruar dhe se me rritjen e tarifës do të shfaqin interes. Megjithatë bashkia sqaron se për pensionistët transporti urban është falas.

Rritja e çmimit të biletës së autobusëve urbanë ka sjellë pakënaqësi te korçarët.

Përveç rritjes së çmimit të biletës këshilli bashkiak vendosi edhe zgjerimin e lëvizjes deri në 40 minuta për qarkullimin e urbanëve si dhe heqjen e një linje të brendshme. Nga 4 që ishin më parë urbani i qytetit do kalojë në vetëm 3 linja./e.t

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV