Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se opozita është e përçarë dhe e dobët, teksa e vetmja mënyrë se si të rrëzohet PS-ja për ta është që ta përçajnë mazhorancën, t’i krijojnë fraksione dhe të bashkohen vetë.
Ndaj edhe fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit do e ketë të vështirë dhe mund të marrë rezultat më të dobët.
Ai e sheh shumë të vështirë, duke parë ‘matematikën’ e Berishës, për të cilën thotë se në vend që të krijojë përçarje, bashkëpunon me Ramën.
“PS ka rënë vetëm një herë nga pushteti, kur PS u përça dhe u bë dy parti, më 2004-2005, kur Ilir Meta bëri LSI, parti të re, mori shumë vota edhe pse pak deputetë, duke e dëmtuar Fatos Nanon dhe PS në atë kohë. Ndaj Rama po kujdeset që të mos ketë fraksion. Ndaj edhe figurat që forcohen, Rama i çon te SPAK-u, i asgjëson. Sepse kur forcohen mund të krijojnë fraksion politik dhe ai nuk do, bie fjala Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, që mund të krijonin fluks të madh politik, ose rasti i Veliajt tani, pra mund t’i krijojnë fluks. Ndaj Rama bashkëpunon me Berishën për t’i asgjësuar. Ndaj edhe Berisha nuk proteston te Kryeministria, por në rrugë apo te Bashkia e Tiranës. Berishës i intereson që Veliaj ta përçajë PS-në, sepse i intereson, por ai e sulmon, pra nuk më del matematika në këtë rast, ndaj mendoj se Berisha bashkëpunon me Ramën, sepse atij i intereson që të mos e godasë Veliajn”, analizon juristi.
PD dhe Berisha sipas tij do dalin parti e tretë apo e katërt në Diasporë me votat, teksa edhe takimi i kreut të selisë blu në Gjermani me emigrantët dështoi, aq sa u gjet si justifikim pjesëmarrja në CDU.
“Berisha nuk është non grata në Gjermani dhe as në vendet e zonës Schengen, ai mund të udhëtojë edhe në Itali, Belgjikë, Holandë, Greqi, aty ku mendohet se ka grup emigrantësh shqiptarë. PD po sheh dy disavantazhe të forta në këto momente. Edhe vota e diasporës është disavantazh e PD-së. Mund të dalë parti e tretë apo e katërt në këtë votë. Tubimi me diasporën është anuluar në Gjermani ndaj ai po merr pjesë në kongresin e CDU-së, ku merr pjesë kushdo që aderon te partitë popullore, ndaj edhe ai do jetë aty. Të shohim takimet e mëtejshme zyrtare që do bëjë”, thotë juristi./e.t