Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me vitin 2023, duke shkuar në 7.9 milion dalje nga 6.9 që ishte një vit më parë. Ndërsa një pjesë e tyre shkojnë për vizita tek të afërmit e tyre, ekspertët e këtij sektori thonë se ka një trend në rritje të daljeve për arsye turizmi.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Ajo që është për t’u theksuar, është se ka një numër të shtuar të asaj kategorie që kanë shkuar për turizëm. Fluksi i madh gjatë sezonit veror dhe për festat e fundvitit besoj se ka ndikuar shumë.

Aneo Hila, tur operator: Kosto e udhëtimit është ulur në mënyrë drastike dhe kjo ka inkurajuar shqiptarët që të udhëtojnë më shumë. Flasim për destinacionet që marrin shumicën e udhëtarëve shqiptarë janë kryesisht Italia, Greqia, Turqia dhe Spanja.

Jo vetëm për pushime të gjata, por trend janë kthyer udhëtimet e shkurtra për blerje.

Aneo Hila, tur operator: Trendet e reja që në shikojmë janë udhëtimet 1-2 ditore për shopping.

Për të tërhequr si pushues shqiptarët që zgjedhin të ikin jashtë sidomos gjatë verës, sugjerohet kujdes me çmimet.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik ShqiptarDisa nga struktruat e jugut aplikojnë çmime shumë të shtrenjta se këto destinacione që kanë shkuar qytetarët tanë.

Aneo Hila, tur operator: Ne duhet të adaptojmë të njëjtën mënyrë, duhen bërë prenotimet e hershme dhe merren ofertat më të mira.

Në një diferencë mes shqiptarëve që kanë dalë nga territori dhe të huajve që kanë hyrë, ka rreth 4 milion më shumë hyrje./e.t

Të fundit

Rama ndan pamjet:Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin e turizmit global

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të...

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit. Sipas...

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Lajme të tjera

Web TV