Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria po rritet, por varfëria nuk ulet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dollarë.

Të ardhurat mesatare ditore për një person në vendin tonë ishin 23.5 USD në ditë, një vlerë e përafërt me standardin e prosperitetit 25 USD në ditë të përcaktuar nga BB si një vlerë mesatare globale të jetesës dinjitoze.

Me uljen e popullsisë me të dhënat e Cens 2023 dhe me rritjen ekonomike rreth 4% më 2024 të ardhurat mestarë ditore të shqiptarëve e kalojnë standardin e prosperitetit, por nga ana tjetër, po sipas të dhënave nga Banka Botërore, vendi ynë gjithashtu ka nivelin më të madh të varfërisë në Rajon.

Sipas rishikimeve të fundit Banka Botërore numri i personave me të ardhurave 6.7 USD në ditë (varfëria relative) do të jetë në më shumë se 20 për qind të popullsisë së vendit me 2024.

Arritja e standardeve të prosperitetit në njërën anë dhe nga ana tjetër një e pesta e popullsisë në varfëri tregojnë pabarazinë e lartë ekonomike të vendit.

Teksa ekonomia po rritet, ajo nuk shpërndahet në mënyrë të drejtë. Të pasurit pasurohen më tej dhe të varfrit varfërohen më tej.

Banka Botërore përcaktoi standardin e prosperitetit (25 USD në ditë) me qëllim që të rrisë ndjeshmërinë ndaj çështjeve të shpërndarjes së rritjes ekonomike.

Shtetet do të duhet të evidentojnë përqindjen e popullsisë që jeton poshtë këtij hendeku për të aplikuar më pas politikat e rishpërndarjes së drejtë.

Banka ndjek prosperitetin e përbashkët duke monitoruar rritjen e të ardhurave mesatare në 40 për qind të popullsisë me të ardhura të ulëta. Standardi prosperiteti i vendosur në 25 dollarë në ditë (rregulluar për dallimet në barazinë e fuqisë blerëse midis vendeve) përkufizohet si faktori mesatar me të cilin të ardhurat duhen shumëzuar për të sjellë në të gjithë botën standardin e prosperitetit. Psh për një person të ardhurat e të cilit janë 2,50 dollarë në ditë, ato duhet të 10 fishohen për të arritur standardin e prosperitetit.

Lexo edhe :  Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Banka Botërore thekson se Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin.

Vendi përballet me sfida, si p.sh migrimi, pasiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve. Vetëm mbyllja e boshllëqeve gjinore në punësim mund të çojë në rritje të PBB-së për frymë me 12 për qind në afat të gjatë.

Mosshfrytëzimi i individëve të arsimuar po pengon gjithashtu rritjen e produktivitetit dhe kthimet nga investimet në arsim që ka bërë vendi, duke siguruar rritje të qëndrueshme./k.k

Të fundit

A po e cënon AI qëndrueshmërinë mjedisore? Ekspertët japin alarmin

Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Një nga ndryshimet më madhore në...

Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi

EMISIONI VETTING Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të...

OKB: Katastrofa humanitare vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit

OKB thotë se katastrofa humanitare në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet Mbështetëse të...

Robert Kenedy Jr. konfirmohet nga Senati për Sekretar të Shëndetësisë

Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Ai mori...

Këshilli i Ambasadorëve organizon seminarin për Dialogun me OJF-të

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka zhvilluar seminarin e dytë mbi Dialogun me Organizatat e Shoqërisë Civile për Ndryshim në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri. Gjatë këtij...

Lajme të tjera

Web TV