Ish-zyrtarë socialitë në burg/ Rama: Çdo pyll ka derrat e vet, edhe PS ka disa individë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialitë, duke u shprehur se faturohen si faje apo e metë e PS-së.

Por kreu i qeverisë theksoi se pa Partinë Socialiste, drejtësia nuk do të çlirohej, ku sipas tij, nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.

“Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS”, theksoi kryesocialisti.

Kryeministri shtoi se sot në Shqipëria ka më pak korrupsion.

Edi Rama: Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që jo u fut ky në burg, jo u fut ai, jo po dënohet ky e ai, dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo e metë e PS-së.

Por pa PS-në, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik, pavarësisht nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.

Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012, deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë 1 të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur.

Fatos Nano, u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësua.

Kjo është një arritje historie e PS dhe as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri, ka vetëm një parti që po lufton për të bërë shtet.

Lexo edhe :  Dosja“Partizani”/Shtyhet sërish seanca paraprake,ja arsyeja dhe data kur do të zhvillohet

Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS.

Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE./e.t

Të fundit

Trump shpjegon pse dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se e ka seriozisht në dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i...

Makina më e gjatë në botë, AKOMODON 75 persona dhe madje ka PISHINË brenda…

E ndërtuar nga gjashtë limuzina Cadillac El Dorado të vitit 1976, The American Dream është mbi 30 metra i gjatë dhe ka hapësirë ​​të...

Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Njoftim Për...

Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini

Tërmeti më i fundit i fuqishëm që shkundi Santorinin u regjistrua mbrëmjen e djeshme (9 Shkurt), me një forcë prej 5 ballësh, i cili...

Lajme të tjera

Web TV