Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i jep dhe dy muaj kohë SPAK të plotësojë hetimet për mjekun Edvin Prifti. Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në seancën e kësaj të martë i kërkoi prokurorit Sotir Kllapi të rikryejë aktin e ekspertimit financiar.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i jep dhe dy muaj kohë SPAK të plotësojë hetimet për mjekun Edvin Prifti.
Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në seancën e kësaj të martë i kërkoi prokurorit Sotir Kllapi të rikryejë aktin e ekspertimit financiar, teksa seanca e radhës u caktua në datë 7 prill.
Në muajin shkurt të 2024, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Edvin Priftit, për të cilin janë ngritur katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar derytën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.
Prokurorisë së Posaçme iu deshen 4 vite hetime për të kopsitur dosjen për ish shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sipas organit akuzues, Prifti mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, teksa atij iu sekuestruan disa shuma parash të cilat iu gjetën cash në zyrë dhe banesë./k.k