Nga nëntori rritet pensioni minimal, njihen dhe vitet e punës para ’94 edhe pa dokumente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Janë rreth 206 mijë pensionistë që do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja nga bonusi i pranverës’, kështu është shprehur eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ai u shpreh se janë rreth 524 mijë pensionistë që kanë pension nën 200 mijë lekë të vjetra që do të marrin 10 mijë lekë të reja bonus.

‘Bonusi i dhjetorit 2023 ka qenë 20 mln euro, bonusi i dhjetorit 2024 ka qenë 100 mln euro dhe bonusi i pranverës 2025 është 64 mln euro. Janë 206 mijë pensionistët që do të përfitojnë nga 1 marsi 5 mijë lekë të reja, ndërsa 524 mijë pensionistë që janë nën 200 mijë lekë të vjetra pension mujor 10 mijë lekë të reja, pra këto për bonusin e pranverës’, tha ai.

Eksperti i Ekonomisë bëri me dije se sa do të rritet pensioni minimal, mesatar dhe pensioni për ata pensionistë që marrin mbi 200 mijë lekë të vjetra në muaj

‘Pensioni minimal rritet me 2 800 lekë të reja, po aq do të rritet edhe pensioni mestar deri në 200 mijë lekë, kurse ato pensione që janë më të larta se 200 mijë lekë marrin 12 500 lekë të tjetra në muaj shtesë deri në nëntor të këtij viti, në dhjetor ka bonus tjetër’, tha ai.

Lidhur me njohjen e periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1994, edhe kur qytetarët nuk kanë dokumentet e nevojshme, ai tha se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 30 mijë persona.

‘Ata që kanë punuar para vitit ‘94 që kanë qenë në kooperativa bujqësore edhe pse s’kanë dokumente sepse janë humbur i përfiton ato si vite pune. Edhe ata që kanë dal në pension i përfitojnë. Qytetarët shkonin në gjykata harxhonin lekë derisa ti njiheshin. Do të përfitojnë rreth 30 mijë persona’, tha ai./e.t

Të fundit

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share...

Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34 mjete lundruese, prej të cilave...

Lajme të tjera

Web TV