PD po harton udhëzuesin për “primaret”, Meta synon listën e hapur të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët janë futur në fazën më të rëndësishme të organizimit të zgjedhjeve të 11 Majit, atë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë përmes procesit të primareve.

Selia blu ende nuk ka përcaktuar një datë se kur do të ftohet anëtarësia për të votuar kandidatët e preferuar, por drejtuesit e saj janë në fazën finale të hartimit të udhëzuesit të mbajtjes së procesit, që deri tani mendohet të jetë në nivel qarku.

Ajo çka dihet deri tani është fakti se 20 drejtues degësh, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, kanë dhënë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e garës.

Për drejtuesit politikë pritet të vendosë Këshilli Kombëtar nëse do të hyjnë ose jo në primare.

PD-ja gjithashtu po negocion edhe me aleatët për hartimin e listës së përbashkët të koalicionit opozitar. Për këtë qëllim në selinë blu u zhvillua një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe atij të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili nuk dha detaje për mediet.

Meta, në Konventën e Tiranës pak ditë më parë përmes një mesazhi telefonik nga burgu, tha se do të jetë deputeti më i votuar i Tiranës, duke nënkuptuar se emri i tij do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë./    S,M

Të fundit

Shakohoxha: Në ndeshjen në 2014, serbët ishin përgatitur për luftë

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027. UEFA e miratoi kandidaturën e...

Rritja e çmimit të apartamenteve me 15%, gazetarja rendit faktorët

Vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vendin tonë. Tendencë kjo që duket se do të...

Ja ku është dhënë çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në formatin Big Brother në botë

Çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në një edicion të Big Brother është 1 milion dollarë amerikanë. Ky çmim është dhënë në disa edicione...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter goditi Rumaninë këtë të martë sipas Institutit Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC). Qyteti më i afërt më...

5 mënyra se si trupi juaj mund t’ju thotë se keni kancer të zorrës së trashë!

Zorra e trashë luan një rol vendimtar në tretje dhe shëndetin e përgjithshëm , por problemet mund të zhvillohen në heshtje përpara se të...

Lajme të tjera

Web TV